VIDEO/ Biznesmeni shkodran, shpërthen kundër kandidatit të PD-së për Jozefina Topallin

8 Qershor 2017, 15:31Politika TEMA

Pasi u la jashtë nga listat e kandidatve për deputet nga Lulzim Basha, Jozefina Topalli në një mënyrë apo në një tjetër vijon të jetë e pranishme në fushatën elektorale në Shkodër.

Së fundi, pronari i një biznesi ia ka përplasur në sy, kandidatit të PD, Bardh Spahia, se Topalli nuk mund të zëvendësohet me të.

Ky i fundit që kishte shkuar për ta bindur që të votonte për PD-në ka ngelur i shtangur nga përgjigjia e qytetarit duke u përpjekur që ta qetësojë.

Më poshtë biseda e plotë:

Biznesmeni: Je djali i mirë boll, je djali i kujt je, por Jozefina është njësh, nuk mund të zëvendësohet.

Spahiu: Atë mendojmë, krejt e respektueshme.

Biznesmeni: Nuk mundet me e zëvendësuar kush, kush e zëvendëson? Po të tëra këto që janë bërë, të tëra këto rrugica dhe rrugë, po Jozefina t’i ka kthyer këto. Mos me pa kenë Jozefina, kishim qenë duke u mbyt lopa në asfalt.

Spahiu: Ashtu e mendojmë dhe ne…

Biznesmeni: Më falni është personal krejt, unë e kam mbrojt gjithmonë, se e kam mbrojt si shkodrane që ka dhënë për Shkodrën.

Spahiu: Por sigurisht, këtë e them në përgjithësi, jo për Jozefinën apo për Bardhin. Në përgjithësi them, mos me një vend vetëm me një a dy persona.

 

5 komente në “VIDEO/ Biznesmeni shkodran, shpërthen kundër kandidatit të PD-së për Jozefina Topallin”

  1. Ateist prej halli says:

    Po me mbushet mendja qe Luli paska patur te drejte qe nuk e ka futur Jozefinen ne lista.
    KETYRE “BISNESMENEVE” I VJEN ERA INJORANCE PRIFTI FSHATI
    PO PSE JOZEFINA I KA DHENE FONDET PER PEDONALEN ? KU I KA MARRE MO? NESE I KA DHENE AJO DUHET TE JAPE LLOGARI PARA LIGJIT.
    JOZEFINES, PO NUK MUND T’JA HAME HAKUN……… E KALOI SHKODREN MAJTAS ME PUNEN E MIRE QE KA BERE DUKE DREJTUAR ME TARAFLLEQE FETARE SHKODREN per vite me rradhe.

  2. Kujtimi says:

    PD EDHE LSI DUHET TE MARIN PERGJIGJEN QE MERITOIN TE NDESHKOEN ME VOTEN E POPULLIT QE TE MARIN NJE MESIM TE MIR

  3. taraboshi says:

    More biznesmen a ca po t’thojne ty ti e paske biznesin nga Jozefina se cfare ka ba ajo per shkodren dhe kryetare bashkishe qe kan kaluar tash 25 vjete dhe qeverite demokratikee tesh 25 vjete mjer ne per to prandaj shkelqen Shkodra ne te gjitha drejtimet ku as ne Zimbabve nuk eshte keshtu .E pyes biznesmenin a kalon ndonje here nga tregu i rusit i fruta perimeve i peshkut i mishit i bylmetit .Me qe e paske pase mire me Jozefinen qe te ka dhane leket e saje per biznesin tend e jo leket e popullit fukara do ta keshe mire edhe me Voltanen kalo andej ka bashkija xjerrja gjumin e thuaj qe te kan caktu kryetare bashkije dhe jo te ka zgjedhe populli shko deri ne Rus mos pertosh e shif ca bahet a te bjen ne sy ndonje te mete ape cdo gje shkon mire si ne gjum .Ti more biznesmen fole mire per njata rrugica nga lagjet katolike qe ka bere tash 25 vjete e nuk mundesh me permend gje tjeter per Shkodren kaq shume kan bere hyn nje here nga unaza te shkolla Salo Halili per ne thellesi te lagjes qe shkon nga fabrika e tullave (ish) pra tuj fillu te bashkimi i asfaltit te unazes Shiko sa lulishtat ka bere qe edhe ato qe kan mbete po i zene me pallate apo terrenet sportive qe jane ba brenda lagjeve Me fal se me vazhdu ma me fole per bemat ne Shkoder ma njet dhima e krese prandaj more biznesmen i pa nderum po e perfundoj ketu .

  4. taraboshi says:

    He Mero ata njerez qe ke lane ne pune kan frik me botu nje koment te taraboshit per biznesmenin shkodran qe lavdron Jozefinen

  5. WEB says:

    Na hapet barkun me këta krahinore që bar do hamë dhe parimet nuk i shkelim .Asgjë më shumë nuk ka bërë jozefina për këta njerëz patriarkale ,që deri dje dhe akoma sot të votojne në bazë të dialektit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje