Kryesuesi i listës së PS në Qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 Qershorit, Taulant Balla zhvilloi një takim elektoral me minatorët e qyteti të Prrenjasit.
Në bashkëbisedimin që pati më minatorët, Balla i premtoi atyre se menjëherë pas fillimit të punës së parlamentit të ri do të bëhet i mundur miratimi i ligjit për statusin e minatorit.
Në fjalën e tij, deputei Balla u shpreh: “Ne nuk e gjetem Shqipërinë sic mendonim se do ta gjenim. Ne e gjetëm Shqipërinë minimalisht në financa në nivelin zero. Do kishim qënë mirë, po e gjetëm Shqipërinë të zhytur në borxhe. E gjetëm, ekonominë, financat e vendit në minus 726 mln euro.E plotë tre vite të qeverisjes tonë na u desh plotë 3 vite që të shlyenim, borxhet që kishim trashëguar nga 8 vite të qeverisë së kaluar”. Në 2013, vijoi më tej Balla, ne e gjetëm skemën e pensioneve në ditën e vet më të zezë. Nëse në 89’ kishte 9 veta në punë dhe 1 në pension, në 2013 kishte një në punë dhe një në pension. “Skema e pensioneve ishte dhe dëmi më i madh.
Në 2013 ne gjetëm skemën e pensioneve në ditën më të zezë. Nëse në 89 kishte 9 veta në punë dhe 1 në pension. Në 2013 kishe një në punë, një në pension dhe po ja u thotë Taulanti në 2014 ne kishim hyrë në pamundësinë, për të aktivizuar pensionet”- u shpreh deputeti socialist.
Për drejtuesin politik të Elbasanit tashme shteti shqiptar i ka kushtet financiare për të vazhduar me rritjen e pensioneve. Ndaj ai në këtë takim i ftoi minatorët e pranishëm që me parlamentin e ri, që në fillim të shtatorit të ndërmarin nismën për depozitimin e projekt- ligjit për statusin e minatorit dhe të metalurgut.
“Unë kam bërë para 4 ditësh, një marrëveshje me metalurgët, për të bërë dhe të njëjtën gjë dhe me ju, që Shqipëria tashmë i ka kushtet ekonomike. Skema e kontributeve shoqërore I ka kushtet financiare. Qeveria e Edi Ramës, pas 25 Qershorit i ka kushtet që ne të depozitojmë në parlament. Në 9 Shtator bëhet votimi I parlamentit. Mbas datës 9 Shtator, do të miratojmë një ligj për statusin e minatorit dhe të metalurgut, është e vetmja mundësi për rikuperuar gabimet e së shkuarës, sepse janë dy kategori socialem përfshi këtu dhe gjeologët, unë këtu jam i gatshëm, me sindikatën bashkë me deputetët e Pogradecit, të Korcës, të Bulqizës, të Kukësit, por këtë iniciativë për ti bindur këta deputet jam unë. Këtë iniciativë në mënyrë simbolike do ta depozitojmë së bashku. Unë mund tju them se kjo është zgjidhja më e mirë që ne kemi së bashku, ta bashkëfirmosin këtë document në parlament për statusin e minatorit dhe të metalurgut, dhe ta formalizojmë ashtu sic I ka hije kësaj shtrese të nëpërkëmbur 25 vjet”-përfundoi Balla.
I pranishëm në këtë takim, Llazi Kerxhalli, pishtar i Demokracisë dhe mbrojtësi më i madh i të drejtave të minatorëve përshëndeti këtë nisëm dhe i ftoi të pranishmit të përkrahin alternativën e Partisë Socialiste të Shqipërisë. “Ne tashmë do nënshkruajmë një aktmarrëveshje për statusin e minatorit dhe të metalurgut dhe sigurisht minatorët, metalurgët dhe gjeologët e Shqipërisë (sepse ashtu e kemi patur edhe vulën e parë, minatorët, metalurgët , pasuruesit në të gjithë Shqipërinë).
Te nënshkruet kjo dhe ,pas nënshkrimit të saj, unë iu jap fjalën që në krye tuaj unë do të jem në derën e parlamentit ditën e dytë, bashkë me ju.
Jemi shtresa më e vuajtur edhe në qoftë se në do tjua japim votën kemi të drejtën edhe sy e faqe që që në ditën e dytë të parlamentit ne të jemi atje.
Unë i bëj thirrje të gjithë minatorëve, metalurgëve dhe pasuruesve që të bashkangjitemi për Shqipërinë që duam”-përfundoi Kërxhalli.