Falja e gjobave, Tatimet: Ja se si mund të përfitoni brenda këtij muaji

9 Qershor 2017, 15:29Ekonomia TEMA

Tatimet i kanë bërë thirrje bizneseve që brenda muajit të dorëzojnë të gjitha deklaratat e padorëzuara tatimore, ndryshe nuk kanë për të përfituar nga falja e gjobave.

Sipas ligjit të procedurave tatimore, bizneset janë të detyruara që në mënyrë periodike të deklarojnë detyrimet fiskale pranë degëve të tatim taksave.

Por nëse deklarimet nuk bëhen sipas afateve të parashikuara nga ligji, atëherë ato gjobiten automatikisht nga sistemi.

Dy muaj më parë, Parlamenti miratoi një ligj, i cili fal borxhet që bizneset kanë në tatime dhe dogana. Mes detyrimeve që falen janë edhe gjobat për mosdeklarim në afat të taksave apo për deklaratat tatimore të padorëzuara fare.

Për kategorinë e parë, pra për deklaratat e dorëzuara me vonesë, gjobat do të falen automatikisht. Por kur biznesi nuk e ka dorëzuar fare deklaratën, pavarësisht periudhës që i përket ajo, atëherë ai duhet ta dorëzojë atë brenda datës 30 të këtij muaji për të përfituar faljen e gjobave, në të kundërt nuk përfiton.

Vetëm në verën e vitit të kaluar sistemi elektronik i tatimeve gjobiti automatikisht mbi 30 mijë biznese të vogla për mosdeklarim në afat të administratorit, edhe pse ndërmarrjet nuk ishin njoftuar për këtë detyrim.

Ndërkohë një tjetër kategori e prekur nga këto gjoba, janë bizneset të cilat në momente të caktuara mund të kenë kaluar në status pasiv, pa bërë deklarimin tek tatimet.

1 komente në “Falja e gjobave, Tatimet: Ja se si mund të përfitoni brenda këtij muaji”

  1. D.Ulqinaku says:

    Mashtrim i radhes. Me keqardhje e them qe administrata e Rames, ka kohe qe punon kunder Tij. Aresyeja eshte shume e thjeshte, administraten e ka komplet kunder (politikisht) por fatura patjeter qe i shkon Rames.
    Shihni sa shume u fol per faljen e kamatvonesave per automjetet qe nuk u jane paguar taksat e regjistrimit. Shume njerez, shkojne neper sportelet ku duhet te behen keto pagesa, rrijne me ore te tera, sorollaten padrejtesisht dhe kthehen pa kryer pune, pasi sic thojne arketaret ku behen pagesat “akoma nuk jane hedhur te dhenat ne sistem”. Sipas punonjesve te ketij institucioni kete e ka penguar Ministri i Transporteve, me arsyetimin qe ” te mos perfitojne njerezit tani para zgjedhjeve sepse, sipas tij, votet do i shkojne Rames”.
    Kjo eshte e poshter, pasi shteti do perfitonte goxha te ardhura. Shume refugjate te ardhur nga jashte, po nxitojne te perfitojne nga kjo amnisti dhe kthehen te zhgenjyer duke share me liber shtepije Ramen.
    Por Rama ka nje fatkeqesi qe nuk ndjek se si zbatohen vendimet e Qeverise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje