FOTOT/ Kalaja e dashurisë së Vasiliqisë

11 Qershor 2017, 11:55Turizëm TEMA
FOTOT/ Kalaja e dashurisë së Vasiliqisë

Të gjithë e vlerësojmë relievin si një nga bukuritë më të mrekullueshme në Mesdhe, ku të ofrohen jo vetëm pamje të mrekullueshme, por edhe plazhe shumë të bukura. Borshi, Himara, Dhërmiu janë disa nga vendet jo vetëm më të bukurat, por edhe me histori. Tani do të flasim për një fshat shumë të veçantë, Qeparon po aq i kërkuar dhe i dashur sa gjithë të tjerët, por që diçka ndryshon me të dhe është, pikërisht ajo, kalaja e famshme e Ali Pashës.  Kalaja e vogël është e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos, e cila në antikitet është njohur si në antikitet e njohur si gjiri i Panoramës. Kalaja ndodhet jo larg fshatit të Qeparosë dhe ka formë trekëndore. Kalaja ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të. Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshe. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët.

Por mbi të gjitha kjo kështjellë është ndërtuar për një njeri shumë të veçantë që Pashai i madh e kishte shumë përzemër, për një nga gratë e tij, Vasiliqinë. Kështjellë në mes të detit për një nga gratë të më bukura, kështu thuhet nga kronikanët e asaj kohë. Vasiliqia shquhet për bukurinë e saj dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, që po aq e mrekullueshme dhe e veçantë do të ishte dhe kështjella e ndërtuar në emër të saj.

Bukuria dhe madhështia e kësaj kështjelle ka zënë vend në shumë libra kushtuar Ali Pashës. Për të, ashtu si dhe shumë të tjerë, ka shkruar dhe Aleksandër Dyma, autori i Konti Monte Kristos. Kështjella u ndërtua nën kujdesin e arkitektit Petro Përmetari dhe të një arkitekti Italian. Sapo kalon Qeparoin ose Himarën, përballesh me një panoramë të mrekullueshme të detit dhe në mes si një ishull i vogël duket vendi ku është ndërtuar kështjella e Porto Palermos. Ky emër i ka mbetur këtij gjiri nga koha e pushtimit të italianëve, të cilëve u kujtonte vendin e tyre, qytetin e Palermos në jug të Italisë. Ajo ndodhet në një gadishull që lidhet nga një rrip i ngushtë shkëmbinjsh e dheu me tokën. Kështjella ngrihet madhështore në ishullin e mbushur me një bimësi të ulët. Një rrugicë e ngushtë, ndërmjet kësaj bimësie të ulët nëpër gurë gëlqerorë, që të shpien në derën e dhuratës së Pashait të Madh për të shoqen.

Dikur aty ka qenë një pllakë guri ku shkruhej: ”Unë Pashai i Madh, Aliu e ndërtova këtë kështjellë”. Forma e dhomave, kolonave mbajtëse me harqe dhe disa kthina të vogla të bëjnë të kuptosh se dikur ajo ka qenë e banueshme. Tashmë aty asgjë nuk të kujton kohën e Ali Pashë Tepelenës. Pamja që shfaqet nga bedenat e kështjellës është e rrallë. Prej aty duket i gjithë bregdeti si dhe Gjiri i nuseve, në të cilin, sipas legjendës, lahej nusja e Ali Pashës, Vasiliqia. Forma e tarracës tregon se në atë kohë ajo ishte një vend shumë i mirë për tu mbrojtur nga armiqtë. Aty ndodheshin topat luftarakë të Ali Pashë Tepelenës si dhe vendet ku qëndronin ushtarët. Bedenat bien menjëherë mbi det, si thikë, dhe legjenda thotë se aty përfundonin armiqtë e Pashait të Madh. Dhjetëra burra trima që kishin guxuar të sfidonin Ali Pashë Tepelenën kanë përfunduar në det ose janë përplasur në shkëmbinjtë që ndodhen poshtë bedenave. Forma e tyre tregon se ka qenë shumë e vështirë për t’i pushtuar nga ana e detit.

Në pranverë aty çelin lule të ndryshme. Madje në disa vende kanë mbirë edhe bimë shkatërruese për muret siç janë bimët me rrënjë të fuqishme, të cilat vite më pas mund të shkatërrojnë atë që nuk e prishën dot as topat luftarakë. Rrënjët e pemëve kanë hyrë thellë mes gurëve dhe nuk është ndonjë çudi që ti ndajnë ato përgjithmonë dhe të shkatërrojnë ndërtesën 200- vjeçare që Ali Pashë Tepelena ndërtoi për Vasiliqinë, aty në mes të detit Jon.

Rreth 300 metra larg kështjellës, në anë të rrugës ndodhet dhe kisha e famshme të cilën Ali Pashë Tepelena e ndërtoi personalisht për Vasiliqinë. Kjo dhuratë simbolike ishte tepër e çmuar për Ali Pashën. Kisha ndodhej jashtë bedenave dhe ajo mund të sulmohej nga armiqtë e tij. Ndaj ndërtimin e saj Pashai i Janinës ia besoi arkitektit italian, i cili e mbaroi brenda një kohe të shkurtër. Kur arkitekti italian i dorëzoi kishën Pashait të Madh dhe i kërkoi paratë për punën e kryer, ky i fundit i propozoi një provë. Ai i tha arkitektit që do t’i jepte paratë për punën e kryer vetëm nëse kisha do të ishte e fortë dhe do të duronte goditjet e topave. Pasi mbylli arkitektin italian në kishë, Ali Pashë Tepelena urdhëroi topçinjtë e tij të qëllonin mbi kishën e vogël. Disa gjyle topi ranë mbi kishë, por asaj nuk i lëvizi as edhe një nga gurët që përbënin konstruksionin e saj. Kjo e siguroi Aliun se gruas së tij nuk do t’i ndodhte gjë kur të ishte në kishë. Pas kësaj ai i dha paratë arkitektit italian. Edhe pas kaq vitesh kisha nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh. Gjithçka duke kaq e bukur dhe dashuria e tyre duket akoma kaq e gjallë.

Ky shkrim është realizuar nga Anisa Demiraj për Konica.al.

24 komente në “FOTOT/ Kalaja e dashurisë së Vasiliqisë”

  1. krysho ludovik says:

    Ketu Aliu i binte Vasilikise

    1. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

      ketu Aliu i ”binte” sumes…………
      aq burre i mire ka qene sa dergonte djalin e madh[oficer ne ushtrine e tij me turq e tourkoalvanoi] me sherbim larg shtepise me qellim qe ti shkerdhente gruan,pra nusen e djalit………………….

      1. manoli says:

        Greket ti hajn m,,,,,tin Himares se ka qene,eshte dhe do jete shqiptare.
        Ata debilat qe kujtojne se jane grek do ti nxjerri koha si jashtqitje.Nje pjese e mire kane filluar ta kuptojne qe tani qe perpjekja per grekezimin e Himares eshte nje ceshtje kot nje kauze e humbur e cila vetem sa do acaroje me teper mardhenjet mes dy vendeve dhe armiqsoj me teper dy popujt, asgje tjeter
        Greku e di shume mire nga pervoja qe lakmia e madhe te le pa gje kete e ka provuar me se miri me turkun,por greku thjesht kerkon te krijoj trazira ne Shqiperi

        1. marjo says:

          …..aq “Shqipetare” sa dhe emrat e saj Grek, hapni syt o qorra te budallalepsur.
          1/ HIMARA…. Himara (or Chimara) etymology is claimed to be from the Greek “Ravine” or even “Chimera”
          2/ DHERMI …… Dhermi is pretended to be the Greek term – “dhrimadhes” meaning “oak tree” – based in the local natural vegetation. A second hypothesis is again from a Greek term “dhromos”-
          3/ PALERMO….. Sicilian: Palermu, Latin: Panormus, derivate from Greek: Πάνορμος, Panormos)

          1. Devolliu1 says:

            Ju edhe Persepolis [Περσέπολις] ne Iran e beni greke.Sot ne gjithe boten filtet anglisht,emrat e qyteteve ne gjysmen e botes shkruhen anglisht,cfare duhet te thone anglezet mba 5000 vjetesh?!

      2. manoli says:

        Greket ti hajn m,,,,,tin Himares se ka qene,eshte dhe do jete shqiptare.
        Ata debilat qe kujtojne se jane grek do ti nxjerri koha si jashtqitje.Nje pjese e mire kane filluar ta kuptojne qe tani qe perpjekja per grekezimin e Himares eshte nje ceshtje kot nje kauze e humbur e cila vetem sa do acaroje me teper mardhenjet mes dy vendeve dhe armiqsoj me teper dy popujt, asgje tjeter
        Greku e di shume mire nga pervoja qe lakmia e madhe te le pa gje kete e ka provuar me se miri me turkun,por greku thjesht kerkon te krijoj trazira ne Shqiperi
        Une po te isha grek do ju kerkoja Tyrqise Stambollin sepse dihet qe Stambolli ishte grek para 500 vjetesh

  2. adi says:

    anisa dervishi
    vajze e mbare historia nuk behet e nuk shkruhet simbas deshirave dhe per fat historia e ” keshtjelles” se ali pashes ndertuar ne porto palermo eshte e dokumentuar qe eshte krejt tjeter nga ajo qe nje zhgaravitese profane si pune jote shkruan!
    keshtjella e porto palermos u ndertua nga ali pashai si mburoje fundore e tij ne rast sulmi nga turqit per ta pasur si pike terheqjeje.
    por u perdor kryesisht si pike doganore
    nuk eshte aspak e vertete qe keshtjella dhe kisha e ndertuar nga aliu ishin per vasiliqine per te cilen nuk ka asnje dokument qe te vertetoje qe ka qene qofte edhe nje dite te vetme ne ate keshtjelle .
    e verteta eshte komplet tjeter. ali pashai si dhe turqit nuk ariti dot kurre qe te pushtonte himaren , por ai ne kohen e revolucionit grek si nje pasha qe ishte kunder turqve beri nje marveshje me himaritotet dhe marveshja ishte qe himaritotet do e lejonin te ndertonte keshtjellen ndersa ai ( mgjth aleate kunder turqve ne ate kohe) do ndertonte nje kishe. dhe kisha e ndertuar prane keshtjelles eshte e vetmja kishe qe aliu ka ndertuar ne jeten e tij pasi ai aliu ne te gjitha keshtjellat e tij qe dispononte ose ndertoi te reja kishte ndertuar nga nje xhami perfshire edhe ne janine , emri i kishes gjithashtu eshte emri i shenjtorit te detareve dhe nuk ka lidhje fare me vasiliqine. e permend edhe ti vete moj anisa pa e kuptuar se cfare shkruan se edhe aliu vete ne pllakatin qe ka qene ne keshtjelle thote : ” UNE PASHAI I MADH ALIU NDERTOVA KETE KESHTJELLE” pa e permendur ne asnje rast qe ishte ndertuar per vasiliqine. goditja e kishes me top gjoja per te provuar fortesine e mureve nuk ishte moj gazetare 2 lekshe per te provuar fortesine e mureve per te strehuar vasiliqine se per tu strehuar behen keshtjellat jo kishat , por ajo ishte nje nga ato hilete e nje islamiku sic ishte tek e fundit aliu per te prishur kishen me justifikim por pa prishur marveshjen me himaritet , qe mesa duket keta te fundit kishin qene me finoke dhe i kishin detyruar ndertuesit qe ta ndertonin po aq te forte edhe kishen.
    deshira e genit te fshehur turk per te deformuar historine e lavdishme te krishtere te himares me histori te tilla ( si kurvat e kohes tone ku ndonje i forte i blen ndonje shtepi buces se rradhes) te ben thjesht qesharake moj vajze.

    1. hggh says:

      Edhe nje gje tjeter , nuk quhet panorama por panorma !!!!

    2. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

      Bravo Adi, nga shqiptaret zor se gjen profsionizem dhe historin e shkruajn thua se tregojn perralla.
      Në fakt, kalaja është ndërtuar në baze te projektit te një arkitekti ushtarak francez, mbi rrënoja te mureve shumë më të lashtë se keshtjella. Në hyrje te kalas, Ali Pasha dha urdhër të vendoset një pllakë guri me një poemë në nder të tij, shkruar në gjuhën demotike – ne greqisht. Kjo besohet të ketë qenë shkruar nga Jiani Vilara. Në fillim të istmit të Palermos, është një kishë e vogël kushtuar Shën Nikollës. Kjo kishë u ndërtua me urdhër te Ali Pashës, për të zëvendësuar kishen qe ishte me pare dhe ne themelet e saj u ndërtua kështjella.
      Një tjeter kishë e vogël, kushtuar Shen Nikolaos, ndodhet ne isthmosin e Panormos. Sot ne ate vend ndodhen rrenjot e saj.

    3. Tanush says:

      Bravo Adi. Komenti yt eshte is sakte. Por keto gjera do lexojme kur shkruajne gazetare qe libra historie kane per baze librat e shkolles fillores.

  3. H.I.Mariotti says:

    HImarra e ka vleresuar Ali Pashane per trimerine e tij kunder turqve.Mbi te gjitha himarrjotet ishin shqiptare si vete pashai i Janines.
    Kjo eshte arsyeja pse ai ndertoi fortesen prane Himarres

  4. sefedaja says:

    Pse nuk e ploteson historine moj himariot Adi? Ne kodren para se te shkosh ne Porto Palermo (tamam mbi tunelet dhe hyrjen ne ish repartin) mbi kthese te rruges ka qene e ndertuar nje xhami qe ju himariotet qe e doni fene e prishet. Xhamia thuhet se u ndertua per ushtaret, ndertuesit, etj nga Ali Pashai. Te vjetrit e zones akoma ate vend e quajne “tek xhamia”. Kaq per plotsim.

    1. adi says:

      Moj sefedaja
      Je rasti tipik i sunitit te pashkolluar, te palexuar , mashtrues 2 leksh dhe patjeter qenie e trashe.
      Po mire moj sunite si ta ha radakja ty qe himariotet nuk e lejuan aliun te bente xhami per vete dhe per besniket e tij bile e detyruan te ndertonte nje kishe per te treguar qe ajo toke ishte e krishtere dhe e lejuan te bente xhami per puntoret? Kush te tha ty qe puntoret ishin islamike nderkohe qe edhe arkitekti italian dhe ai shqiptar ishin te krishtere???? Nese futesh ne Google earth dhe mat distancen nga keshtjella deri te pika qe ti e pershkruan si ish xhami e di sa km jane????? A e di ti qe ne kohen e aliut nuk ka pasur fare rruge qe lidhte keshtjellen me “xhamine ” tende po eshte hapur shume me vone nga Austro-Hungaria. Mund te na thuash kush dhe kur e prishi “xhamine ” tende ????
      Ti ne te drejten tende sunite mund te pretendosh qe aliu beri xhami dhe ne det po e prishen himariotet dhe nuk ta mer njeri per keq se nje suniti i falet cdo lloj budallalleku. Zoti nuk I beri te gjithe njelloj.

  5. dd says:

    vjet e vizitova kete perle, shume ndertese e bukur dhe peisazh i mrekullueshem, ju a sugjeroj te gjitheve

    vetem se roja ishte i dehur dhe te cante trapin, bente si i forte vetem se ishte nga fshatrat e vlores.
    dhe brenda vinte era shurre e mut.

  6. ANADOLLI says:

    -0- kalaja e porto palermos eshte kohes se venedikut ,kur u fut ali pasha ne rhethinat e himares aty gjeti te renuar kalane dhe eshte e vertet e e rindertoi, JO E NDERTOI. -0- emri i zones ne kohen qe u fute ali pasha eshte Panormi, JO PANORAMA, ndersa porto palermo eshte pagezuar nga italia ne luften e dyte botrore, -0-kisha u nderua dhe u pagezua aj. Nikolla mbrojtesi i detareve ,per kete veprim ali pasha u detyrua nga kisha sepse ishte periudha qe kishte filluar revolucioni grek ,ndersa mardheniet e tij me konstandinopolin ishin armiqsuar,-0- ne kete periudhe qe erdhi ali pasha eshte e vertet qe u inkurajuan popullsit myslimane dhe u bene perpjekje te krijoej nje kanton mysliman te cilet do ti sherbenin aliut si mbeshtetes por dhe si mundesi e ti vrsulej himares dhe eshte e vertet se ne kete kanton u ndertua dhe nje tip xhami , por te gjitha keto veprime u ndertuan ne pabesi duke mosrespektuar parin e himares gje e cila nuk u pranua asnjehere nga himara dhe ky kanton mysliman me ikjen e aliut u larguan dhe u vete shkaterua

  7. BIZANTIUM says:

    Pak rendesi ka ishte c’ishte u c’u be,e ndertoi s’e ndertoi me the te thashe
    Redesi ka qe Himara eshte shqiptare dhe greku plas nga inati se nuk e merr dot kurre Himaren.

  8. Arberi says:

    Rrofshin trimat Himarot, qe nuk e lejuan te turqizohej edhe hHmara si gjysma e Shqiperise..
    edhe Ali Pasha trimerin nuk e kishte te paket por ishte katil se largoj Suliotet nga zona e Himares.

    1. ben says:

      Nuk ka lidhje Seuli me Himaren o trim.
      Nuk e ndaluan trimat e himares ‘turqizimin’ se te ishte per trimat e Himares,per 10 minuta e pushtonte turku
      Himara ishte ne protektoratin e Venedikut ky ishte favori

  9. dule jevgu says:

    Aliu ishte shume i fuqishem ne ate kohe dhe fshatrat e bregut me Kapetanet e tyre u respektuan nga Aliu edhe pse ishin te krishtere,
    Aliu nuk prishi asnje Kishe ne Bregdet,ai ju ndertoi te gjitha shtepite Kapetaneve ne shume fshatra te bregut ato shtepi jane akoma te forta edhe sot.Aliu i kishte Yunanet vetem per fushat e vurgut dhe per hyzmeqare.5 te shitur nuk jane Himara as fshatrat e saj.Mos te fusim ne nje thes te gjithe kete zone Heroike Shqiptare me burra trima me kurvat e greqise sot.Mos te harrojme se Nen Aliun Shqiperia ishte deri ne AGRINJO.
    Ne zonat e Laberise njerezit kane te njejtat tradita pamvaresisht fese qe i ndau nder shekuj,por jane te gjithe puro gjak Shqiptari.

    1. BIZANTIUM says:

      SAKTE.
      Keta kujtojn meqe himarjotet ruajten fene e te pareve kjo i ben ata greke.Ky eshte nje fenomen qe ka ndodhur me gjthe shqiptaret ortodokse.
      Sigurisht disa syresh e perdoren ortodoksine per qellime perfitimi po tani qe Greqia u katandis si mos me keq njerezit nuk kane me interes t e kreku

  10. ira says:

    Ju lutem korrigjoni titulli. Ca lidhje ka me dashurine e Vasiliqise, keshtjella qe Aliu nderton? Ajo eshte vertete nje perle, po ne formen e nje A – je, qe eshte emri i Aliut. Edhe po te ishte ne forme V-je, prape fjalen dashuri hiqeni. Flitet per mardhenien e nje sundimtari 80 vjecar me nje robinje 20 vjece, te ciles i ka vrare baben etj.

    1. kevin says:

      Nuk kishte ndjenja Aliu,ai shkonte atje vetem per te shfry epshet e ti prej synetlliu manjak.Tymoste me perpara hashash qe ti ngrefej
      Pune turkoshakesh kur thote tfgs

      1. harallambos "babi" karaspidopulos says:

        xaxaxa

  11. DIA says:

    Nuk mund te pranoj qe artikullshkruesja ka shkruar histori, por nga ana tjeter nuk mund te pranoj dhe brrockullat e ca jevgoheleneve te anadollit fillimi i revolucjonit <> dhe vdekja e Aliut kane vetem nje vit diference kohe e pamjaftushme per kete veper ndaj mos hani mut kot si ju azjatet ortodokse dhe ju myslimane, per shqipetaret asnjehere feja nuk ish mbi kombin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje