Super Shqipëria! Kuqeznjitë bindin ndaj Izraelit

11 Qershor 2017, 22:36Sociale TEMA

Pas një ecuria negative duke humbur në pesë ndeshje rradhazi, kombëtarja shqiptare është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku, Gianni De Biasi, kanë zhvilluar një 90-minutësh spektakolar në transfertë kundër Izraelit në sfidën eleminatore të kampionatit botëror “Rusi 2018”.

Shqipëria arriti që të fitojë me një rezultat të bindshëm me shifrat 3-0, ku arritën që të dominon kundër Izraelit përgjatë gjithë takimit.

Heroi jonë në këtë takim është padyshim bomberi që luan me skuadrën e Luganos, Armando Sadiku, i cili arriti që të shënoi një dopietë në këtë sfidë ku golat ishin njëri më i bukur se tjetri.

Dy gola që ngritën në peshë dhe tifozerinë kuqezi e cila ishte e pranishme në “Sammy Ofer Stadium” për të mbështetur kombëtaren në Haifa.

Goli i tretë për Shqipërinë u shënua nga mesfushori vlonjat, Ledian Memushaj, në minutën e 71-të duke vulosur shifrat në 3-0.

Një fitore mëse e merituar për ekipin tonë kombëtar duke u rikthyer tek fitorja dhe për të marrë tre pikë të arta përballë një rivali direkt për vendin e tretë si Izraeli, duke u hakmarrë dhe ndaj asaj humbjeje që pësuam në “Elbasan Arena” me të njëjtin rezultat.

Tashmë kuqezinjtë renditen në vendin tretë me nëntë pikë të grumbulluara.

Sfida e rradhës për Shqipërinë do të jetë kundër Lihtenshtejnit./Përgatiti Fatjon Baze/

Goli i pare i Sadikut.

Goli i dyte i Sadikut

Goli i trete i Memushajt

 

8 komente në “Super Shqipëria! Kuqeznjitë bindin ndaj Izraelit”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Rezultati na kthen buzeqeshjen te gjitheve !
    Gola te shenuar sa per merita personale,2 golat e Sadikut,ashtu dhe kombinacioni i shkelqyer qe solli golin e trete.
    Korigjime te dukshme,nuk kishte loje me kthim te topit mbrapa,pasime ne kuadrat te sakta dhe ne distanca te shkurtuara.
    Bukur !

  2. Bregu says:

    I rr… ko… DeBiazit pra, ju gazetaret me bujqesore dhe turma tjeter e evgjiteve, morracakve, fshatareve llafazane qe beni pis faqet e gazetave e ekanet e televizoreve. Ju pra qe jeta u ka hedhur pameshirshmerisht ne humbetirat e Ballkanit me nje cope laps e ndonje dhrahmi ne xhep, qepeni dhe mesoni mos u flasi b…perpara gojes
    Forca cuna!!!

  3. Pukjan says:

    K U J D E S ! Kombi Israelit ka ne dore fatet e tere planetit !

    1. Kapedani says:

      O Pukjano ër tej ,po çlidhje ka kjo me ndeshjen e futbollit.Apo do ta thuash edhe ti nje fjale.

    2. armand says:

      Po s’beme lufte o shoku, ndeshje sportive ishte .
      Ne kohe lufte i kemi ndihmuar………

    3. undefined says:

      Pukjon mer pic derr nuk ka komb israelit por bashkesi fetare si arapet e Athines i njejti m…prandaj merr at sopat e sharre shko ne Pylle e boj i barre dru se nuk je ti per tilla gjona mer qelpic

  4. Lalai says:

    Ik o Pukjan….
    Perrallat me Izraelit cifut e judi ke forume ku mund te marresh info me te plote.
    Ketu flitet per sport,dhe kujdes nga Izraelitet se mos te marrin kumbulkat e Pukes or ti…
    Sa i perket sportit,ishin te gjitha shancet dje per nje golavarazh me shume.

  5. Ꭲhanks for finaⅼly talking about >Super Shqipëria!
    Kuqeznjitë bindin ndaj Izraelit – Gazeta Tema <Liked it!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje