“Dajana, historia e saj e vërtetë”.
Kështu titullohet libri me rrëfimet e princeshës së famshme Dajana, të publikuara nga Andreë Morton.
Rrëfimet janë regjistruar në disa kaseta në vitin 1991 dhe për një kohë të gjatë janë mbajtur sekret.
Dajana thotë se ka dashur të vrasë veten pak javë pas martesës, duke prerë damarët.
“Isha kaq e dëshpëruar sa tentova të pres damarët e kyçeve me brisk,” citohet të ketë thënë ajo.
Gjithë problemet e saj lidheshin me një emër: Kamila, e dashura e bashkëshortit Çarls.
Në libër, Dajana citohet të ketë thënë se e kishte mendjen gjithmonë tek Kamila.
Madje edhe ditën kur po ecte drejt altarit të martesës.
“Teksa ecja për në altar, po shikoja për Kamilën. E dija se ishte aty. Pata një bulimi të tmerrshme një natë më parë”, thotë Dajana, e cila shprehej se ishte e dashuruar me Çarlsin dhe nuk ia ndante sytë ditën e martesës.
“Mendoja se isha vajza më me fat në botë. Mendoja se ai do kujdesej për mua. Epo e kisha gabim.
Teksa ecja në altar, pikasa Kamilën. Ishte bashkë me djalin e saj. Edhe sot i kam kujtimet e forta.
Gjatë natës vetëm ëndërroja për Kamilën. Isha fiksuar pas saj. Nuk i besoja Çarlsit- çdo pesë minuta ai e merrte atë në telefon dhe e pyeste se çfarë duhej të bënte me dasmën e tij”, citohet të ketë thënë Dajana.
“Jeta në Balmoral ishte e tmerrshme. U dobësova kaq shumë. Njerëzit më thonin se po të bien kockat. U kthyem në Londër për të kërkuar mjekim,” thotë Dajana, e cila gjatë jetës bashkëshortore me Çarls u përball me depresionin dhe buliminë, për shkak të aferës së Çarls me dashnoren Kamila.
Deri sa në fund gjeti vdekjen në një aksident tragjik.
Keqardhje per dhimbjet e Dianes,ne kete martese dramatikisht false,,,,,per faj te ,,,,,,