Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në distancë Ilir Metës.
“25 qershori është një zgjedhje e qartë: Ose të ndarë nën hijet e flamujve të partive që pushtojnë zyrat e shtetit me çetat e tyre, ose të bashkuar për ta ngritur me fuqinë e aspiratës popullore, flamurin kuqezi të Shqipërisë që duam, në oborrin e Bashkimit Europian✌”, shkruan Rama, që ka shpërndarë disa foto nga takimi entuziast i Elbasanit, ku shfaqet jo vetëm me dy gishtat, por dhe me grusht.