Ilir Meta: Koalicioni me Berishën në 2009 i detyruar nga sjellja e Edi Ramës

12 Qershor 2017, 21:02Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, njëkohësisht President i zgjedhur i Republikës, Ilir Meta sqaroi sot në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në televizionin “News 24” arsyet e koalicionit me Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 2009-ës.

Duke arsyetuar vendimin, Meta shprehet se asokohe PS-ja ka marrë vetëm 66 mandate dhe LSI-ja 4, çka e bënte të pamundur bashkimin e tyre.

Në këtë periudhë ju dhe një kolegu juaj analist, të cilin nuk po ia përmend emrin, ishte më shumë shqetësimi i atij kolegut tjetër, a isha unë i gatshëm të bëja koalicion me Edi Ramën, parazgjedhor, në vitin 2009, pasi bëmë ndryshimet kushtetuese dhe hymë në grevë urie.

Unë kam thënë që për hir të bashkimit të së majtës jam dakord, por ai nuk ka për të pranuar, dhe pasi u bë takimi juaj me Edi Ramën, ai ju kishte thënë se nuk kam nevojë për koalicion me LSI-në dhe bëri thirrje gjithë fushatën për të zhdukur LSI-në, në fund fare, kjo nuk ka rëndësi.

Unë thashë që nuk bëj koalicion me Berishën dhe nuk kisha ndërmend të bëja koalicion me Berishën.Në fund fare rezultati doli: 66 PS-ja, 4 LSI-ja dhe 70 PD-ja. 4-a me 66-n bëjnë dot 71?

Atëherë? Koalicioni me Berishën ishte vepër e Edi Ramës”, sqaroi Meta.

Ai sqaroi ndër të tjera dhe arsyen pse nuk e la vendin të shkonte në zgjedhje.

Jo, nuk mund të kalonte vendi në zgjedhje, sepse mund të shkonte situata tërësisht jashtë kontrollit dhe e vetmja mënyrë që LSI-ja të bëhej faktor stabiliteti ishte kjo gjë dhe u bë shumë mirë.

Pra, ishte një premtim i pambajtur nga ana ime për shkak të Edi Ramës”, u shpreh Meta.

7 komente në “Ilir Meta: Koalicioni me Berishën në 2009 i detyruar nga sjellja e Edi Ramës”

  1. Rrok cubi says:

    Po nuk vute kusht ju qe do te benit koalicion me kusht qe ju te beheshit kryeminister,nuk kontribuat ju ne 2005 per te nxjerre P.S ne opozite.problemi eshte i thjeshte,populli ju njeh mire dhe se si ju njeh do ta japi pergjigjen ne 25 qershor

  2. ATDHEU says:

    Ah i shkreti ti. Nuk doje por u detyrove. Tamam njesoj si tani qe u bere president. Nuk doje por u detyrove per te miren e ketij vendi. Rreziku me i madh i ketij vendi se bashku me Sali Karaxhič je ti Ilir Meta. Kush eshte ai shqiptar qe beson sado pak qe ke dhe akoma mendon per kete vend. Sapo tu preken i teresat e tua personale e nxore karakterin tende te vertete prej nje bastardi. Ptuuu fare e keqe.

  3. Shefqet Cela says:

    Likja, me kete “argument”, me kujtoi nje thenie nga Cepani i vendlidjes se tije:
    PER INAT TE SIME VJERRE SHKOJ E FLE ME MINOLLANE. Ne fakt, fjeti, jo me minollane tradicional; shpirt mire ne zhurmen e madhe ku pergatitet mielli per kuleçet e kalamajve, por me MILLONANE qe i la jetim kalamajte e kater familjeve.

  4. optimizem per vendin says:

    Dmth Iliri e pranon se per inat te Edi Rames, ai mund te shkaterroje dhe Shqiperine. Kriminel gjarper.

  5. Mabespa says:

    Per inet te vjeres time shkoj e flej me mullixhiun

  6. damian says:

    Shume mire o dhiar te kuptojme. Ti u bashkove me Saliun ne 2009 “per te miren e kombit”. Ti nuk kupton nje gje qe me keto pallavra qe thua ofendon memorjen dhe inteligjencen e popullit. Ti ben fushate duke share partite dhe harron popullin qe do te votoje dhe kete rradhe te jesh i sigurt more hajdut se ka per ta matur koken me pe. Problemin e ke me popullin shozo.

  7. XheJ eN Bi says:

    Nuk ke faj ti,po fajin e ka Rama,që në 2009-ëN
    të nxori deputet ,se me votat që kishe marë nuk dilje dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje