U 21, Shqipëria e pafat barazon me Estoninë

12 Qershor 2017, 22:02Sport TEMA

Kombëtarja U 21, ka barazuar përballë rivalëve të tyre Estonisë, sfidë e vlefshme për eleminatoret e kampionatit europian.

Kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku, Alban Bushi, barazuan me rezultatin e bardhë 0-0, takim i cili u zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Keidi Bare kishte një mundësi të artë në minutën e fundit të ndeshjes për ti dhënë tre pikshën skuadrës, ku i vetëm përballë portierit e dërgoi topin jashtë kuadratit.

Për tu theksuar është Shqipëria luajti për rreth 23-minuta me një lojtarë më pak për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Agim Zekës.

Sfida e radhës për 21-vjeçarët do të jetë kundër Irlandës së Veriut.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje