Dalin në shitje biletat për finalen e Superkupës së Europës, Real-Manchester United që do luhet në Shkup

13 Qershor 2017, 17:37Sport TEMA

UEFA ka nxjerë në shitje biletat për Superkupën e Evropës, që do të jetë mes Real Madridit dhe Manchester Unitedit, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Shkup.

Një mundësi mjaft e mirë për të gjithë tifozët shqiptarë që do të kenë një mundësi të mirë për të parë dy gjigantet e futbollit evropian, Real Madrid dhe Manchester Unitedit.

Të dy këto skuadra me 8 gusht do të luajnë në Superkupën e Evropës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Filipi II Arena në Shkup.

UEFA tashmë ka nisur shitjen e biletave Online, dhe çmimi për kategorinë e parë është 50 euro.

Në kategorinë e dytë biletat kushtojnë nga 30 euro, ndërsa kategorinë e tretë dhe pjesët tjera nga 15 euro.

Aplikimi për biletë do të zgjat deri me 4 korrik, pastaj UEFA përmes lotarisë do të zgjedh fituesit, të cilët do të kenë mundësi për të parë ndeshjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje