Xhani De Biasi largohet nga Kombëtarja

13 Qershor 2017, 12:01Sport TEMA

Xhani De Biasi nuk do të jetë më trajner i Kombëtares së Shqipërisë, pas përfundimit të eleminatoreve të Botërorit të Rusisë.

Ai konfirmoi largimin nga drejtimi i kuqezinjëve në fund të eleminatorëve, gjatë një konference për shtyp.

Kjo sipas tij, sepse nese FSHF-ja do e mbante duhet ti kishte ofruar rinovimin.

Unë nuk duhet të flas me askënd, aq më pak me mediat.

Unë jam këtu prej 5 vite e gjysmë, e di që secili nga ju ka një ide se cila ka qenë sjellja e Xhani De Biazit dhe nuk kam pse jap shpjegime.

Kur të marr ndonjë vendim, nëse do të marr, atëherë do të shpjegoj. Çfarë të shpjegoj sot, asgjë? Që flitet për lëvizje andej apo këndej, nuk është problemi im.

Ka disa situata në jetë në të cilat dikush duhet të ndjejë rrotull besimin dhe konsideratën, të cilën pavarësisht 5 viteve e gjysmë, mendoj se ende nuk e kam nga dikush.

Mendoj se nëse Federata dëshironte Xhani De Biazin, do ta bënte më parë, jo sot, se tani është vonë.

Por unë prisja diçka ndryshe, nuk funksionon kështu.

Ata që janë më të mirë, si Lëv, janë konfirmuar 4 vite më parë, unë nuk prisja të më konfirmonin dy vite para, por prisja një diskutim ndryshe nga federata” tha De Biasi.

Deri në përfundim të eliminatoreve ka ende disa ndeshje për të luajtur, por De Biasi do të mbahet mend si trajneri më i suksesshëm në krye të Shqipërisë, si një ndër protagonistët e kualifikimit historik të skuadrës tonë në një kompeticion madhor, siç ishte ai i qershorit të vitit të kaluar në Europianin francez.

Periudha më e errët e De Biasit në krye të kuqezinjëve ishin pesë ndeshjet zyrtare dhe miqësore para përballjes me Izraelin, që të pesta të humbura.

Këto humbje, sidomos ajo ndaj Luksemburgut 2-1, shtuan zërat që kërkonin largimin e tij në mediat dhe analistët sportivë në vend.

Trajneri komentoi edhe këto zëra.

“Më vjen keq që pas ndeshjes me Izraelin shumë do të donin të bënin gati funeralin tim”, u shpreh ai.

De Biasi tha se ka patur marrëdhënie speciale me presidentin e FSHF-së dhe shumë kujtime të bukura, por në aspektin personal ka edhe kujtime që nuk do donte t’i kujtonte.

15 komente në “Xhani De Biasi largohet nga Kombëtarja”

  1. kozmo says:

    VAFFANCULO !!!!! KE FITUAR MILIONA DUKE SHITUR NDESHJET .

    1. shoku says:

      Kozmo, je mosmirenjohes.
      Kush para De Biasit e kishte çuar fanellen tone kombetare kaq larg?
      Kush e futi Shqiperine ne Evrope ne 16 me më te mirat?
      Grazie mille per tutto quello che hai fatto alla nostra Nazionale. GRAZIE Mister De Biasi.

    2. Perllat kasapi says:

      Atë thuaja Dukës o katnar. Ç’hyn këtu DeBiazi !?

  2. Bardhi says:

    Armando Duka & Co jane kriminelat me te qelbur qe ka Shqiperia. Hajduta te poshter.

  3. Kellira says:

    Per here te pare ne historine tone pame “Ekip”.
    Duke qene se jemi vendi me i varfer i Europes, c’ka nenkupton edhe me i trashi, normal qe nuk e kuptojme vleren e nje Trajneri.
    Prandaj o shqipkare vazhdoni gjuajini fort me gure!

  4. Gimi says:

    A ta tha motra apo gruaja jote.
    Duket se qenke mirieinformuar.Defficciente.

  5. arbereshi says:

    Shumica e shqipetareve te heqin kapelen sig. De Biasi

  6. Balzac says:

    Totila ku je?!
    Përshëndetje Balzac

  7. Lennard says:

    TI Kozmo VA FAN CULLO.Respekte De Biazit per drejtimin dinjitoz te Kombetares.

  8. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    De Biazi do te mbahet mend si trajneri i sukseseve te para,per ekipin e futbollit kombetar shqiptar !
    Ai gezoi respektin dhe mbeshtetjen e miljona shqiptarve,kudo neper bote.
    Ajo qe do te vecoja eshte ofrimi i futbollisteve te talentuar,pa interes financiar.
    Kerkesat gjithmon jane ne rritje, ritmi per t’ju pergjigjur, kerkon plotesimin me rezultate pozitive,
    Ekipi yne kombetar i futbollit e humbi perkohesisht kete ekuiliber,ku shkaku kryesor ishte largimi i Canes,ku Mavrajt i duhet shume pune dhe eksperienc per ta patur nene kontroll gjithe ekipin shqiptar.
    Largimi i kapitenit dhe zv/trajnerit lane pasojat e tyre,te cilat kerkonin nga De Biazi ti zgjidhte difektet sa me shpejt.
    Vendi i 3 ,ne klasifikimin ne grup, e rreshton De Biazin ne trajneret e sukseshemeve
    Dobesia e De Biazit ishte largimi i lojtareve titullar,te cilet me te drejte kerkuan mbas largimit te Canajt, te ishin vendimmarres ne pergjegjsite qe do ballafaqoheshin.
    Ai nuk e kishte lluksin e stolit te rezervave,per t’ju treguar vendin !
    Respekte De Biazi !

  9. kashi says:

    te behet nje peticion qe de biazi te mos largohet nga kombetrja ta votoi populli

  10. traineri says:

    Kur ndonje trainer tjeter do ti coje kuqezinjte ne ndonje kapionat botror a europain athere mund te themi se ai ka bere me shume se De Biazi.

    Prandaj mirenjohja eshte e vetmja cilesi njerezore qe duhet te tregojne Shqiptaret e Mencur.

    Respekte Trainer De Biazi.

  11. Asus says:

    Respekte zoti De Biazi per cka bete per futbollin tone. Ju na treguat si ndertohet nje perfaqsuese dhe si menaxhohet ajo. Ju larguat tarafllekun, kapadaillekun e lojtateve dhe pagesat per te qene ne kombetare. Ju futet konkurencen mes lojtareve, disiplinen dhe perulesine per kete sport kaq masiv, futbollin. Por ju nxoret ne pah edhe injorancen e marifetxhinjve, analisteve dhe specialisteve te futbollit tone. Ne saje te kultures tuaj qytetare dhe sportive, Ju vendoset nje nivel qe veshtire te mbahet nga keta qe te kane share. Respekte dhe te qofte e mbare atje ku do te shkosh. Bravo dhe Urime zoti De Biazi!

  12. WEB says:

    Mirë e ka që po ikën ,me shume se kaq nuk ka se çfarë ofron .Tramezzani e kishte kuptuar me kohë ,prandaj u shkëput i pari.Nejse urime mister dhe faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje