26- vjetori i krijimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, është festuar edhe në Qarkun e Kukësit. Shumë qyetarë kanë festuar këtë ditë se bashku me kryesuesen e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 Qershorit në këtë qark Mimi Kodheli dhe kandidatin për debutet Safet Gjici.
Gjatë fjalës së saj Kodheli përshëndeti dhe të gjithë banorët e Tropojës edhe të Hasit, që njësoj si ata janë duke festuar 26 vjetorin e PS-së.
Kodheli në vijim të fjalës së saj u shpreh se, “ky muaj përveç kësaj feste ka një rëndësi të veçante, sepse është një muaj i ngarkuar me shumë punë, me emocione, me tensione politike, por mbi të gjitha me goditje politike që PS-ja ka ditur t’i menaxhojë, pavarësisht të gjithë pengesave”.
Po ashtu Kodheli renditi disa arsye se përse PS-ja ka ditur ta drejtojë këtë vend.
“Ne jemi ndryshe nga të tjeret, sepse ata që nuk bien dakort me politikat tona edhe çohen të demonstrojnë, ne nuk i vrasim në mes të bulevardit, ashtu siç ata kanë bërë me ne. Ne kemi ditur ta drejtojmë këtë vend dhe kemi sjellë frymën e tolerancës dhe të bashkëpunimit”, –tha Kodheli.
Kodheli u shpreh gjithashtu se gëzimi për këtë datëlindje është i madh, sepse edhe të rinjtë janë në kërkim të së ardhmes dhe se PS-ja është në drejtim të së ardhmes më të mirë.