Ylli Manjani ka bërë një koment për përgjegjësitë e LSI-së në bashkëqeverisjen me PS-në.
Sipas tij, LSI ka faj, sepse e ka lejuar Ramën të veprojë me kokën e vet.
Ja çfarë shkruan Manjani:
“Po, pa asnjë dyshim LSI ka përgjegjësitë e saj brenda qeverisë që u nis politike dhe mbaroi politeknike!
LSI është fajtore që mbështeti Edi Ramën pa asnjë kusht! Marrëveshja e 2013-ës, nuk ishte e qëlluar dhe qasja e LSI ishte: Kryeministri ka punën e vet dhe duhet lejuar të ushtrojë detyrën e tij sipas idesë që Ai ka!
Pra vërtet mazhoranca u quajt nga Rama si me dy kryetarë, në fakt Kryeministri i ka marrë vendimet si ka dashur. Hezitimet e LSI për çështje të veçanta nuk e kanë penguar Atë të marrë vendimet që do!
Fakt është që LSI nuk ka votuar kundër asnjë projekt ligji të propozuar nga Qeveria (nënkupto) kryeministri! Pa dyshim, për këtë qasje LSI ka përgjegjësi para anëtarësisë së saj dhe shqiptarëve në tërësi!
LSI duhet të kishte kundërshtuar miratimin e disa ligjeve që sot diskutohen si problematike! Duhet ta bënte këtë gjë që të kishte sot më shumë kredo publike në të vërtetat që thotë!
Pa dyshim LSI nuk është fajtore për ato që pështyn Rama sot dhe që si zakonisht do ti lëpijë nesër!
Lëvyrja e Kryeministrit se ”nuk e paska lënë rehat LSI” është jo vetëm e pa vërtetë, por e pështirë. Është sindromë e “sëmundjes” së tij politike që se s’bën “fajin e ka dikush tjetër”, sepse Ai vetë është i kulluar! I pikuari nga qielli që nuk gabon kurrë!
Meqë me Saliun u pajtua, tani fajtor bëhet Meta! Ky i fundit është fajtor për gjithçka:
-për pranimin e lutjes bezdisëse të Ramës për koalicion;
-për deputetët me rekorde kriminale të Ramës;
-për kanabisin që kriminalizoi të shoqërinë;
-për korrupsionin në hipotekat më problematike të vendit kur drejtohen nga emisarët e Edi Ramës;
-për koncensionet pa kriter e pa hesap që futën në borxh vendin;
-Për anullimin e madje edhe për rikthimin e importit të mbetjeve;
– për mungesën e investimeve, paratë e të cilave i mori vetë për të bërë shfaqje sheshesh;
Pra për çdo paudhësi që Rama dizenjoi e realizoi fajin e ka LSI dhe Meta! Përsa kohë që LSI e Meta e votuan e mbajtën në krye të qeverisë të paudhin!
Duke pranuar përgjegjësinë që i takon LSI, pyetjet që shtrohen natyrshëm tek vetë Rama janë:
1- Pse ju lute LSI të bënte koalicion me ty në 2013?
2- Pse ju ri-lute për të njëjtën gjë në 2017? (Megjithëse në këtë rast e kishe sa me la gojën).
3- Pse nuk e prishe qeverinë me LSI kur kishe kaq halle? Sipas Kushtetutës Kryeministri e çon lehtësisht vendin në zgjedhje.
Përgjigja e këtyre pyetjeve është e vërteta dhe jo përrallat elektorale që nuk i beson as vetë!
Fushatë është dhe lejohen edhe budallallëqet, por Kryeministrit nuk i lejohet të bëjë aludime e supozime për qeverinë që ka drejtuar vetë!
Jo për gjë, po e tregojnë realisht se sa i paaftë është për të qeverisur!
Ky është mesazhi i tij më i sinqertë: nuk bën për kët punë!
Kjo punë atij i duhet vetëm për t’u vetëmbrojtur nga SPAK-u! Për asgjë tjetër.
Të shohim…”
ik ore m………. te
hajdutet e LSI
Ku ishte LSI deri tani ? Pse nuk u terhoq nga ba shkeqeverisja,a po i interesonin, ipotekat ,pyjet etj per ti mbushur ju me droge.
Nuk e mbuloni dot m.. me sh… LESH e LIJA me birin e Cepanit te droges hidhu sa ne nje parti e ne tjetren pengoi ecjen e Shqiperise para ,
Dhe meszhi me i sinqerte more dallkauk eshte te zhduket Likja nga skena politike,me gjithe ju kelyshet e zhvatjes se popullit,
Do ta shohim jo shume vone kush eshte objekt i spakut.
ik ore legen flet ti kerme ,
Ik ere kerme Lesh-e-Lije.
Ca bere ti moj pjelle e kokelopes si minister drejtesie? Thjesht pengove reformen ne drejtesi dhe sulmove Edin gjith kohen.
“Aleat” qe te ngul thiken mbas shpine. Te pabeset kane rene ne dashuri (LSI+PDIU)
Z. Manjani nuk je i sinqerte dhe ske aspak te drejte. Ju lute Rama per kualicion LSI. Po ju ku e shihni veten si LSI djathtas apo majtas. Ngre nji sere problemesh per E. Ramen dhe PS. A thua se po mos te ishit ju do ishte bere hataja ne kete vend. Fajtore per fuqizimin tuaj jane dy persona ;S.Berisha dhe E.rama. Ju dhane cfare u deshi qejfi. Si gjithmone LSI do pjesen e luanit. Te flasim konkretisht. E deshet MD se ka para. Me qindra shkelje ne kete institucion. Paaftesi totale ne tre Ministrite e tjera ,bujqesise,transportit, ambjentit etj . Duam Bashkine e Bulqizes sepse atje ka KROM ,Rama jua dha, duam Lezhen sepse ka det, ka port , ka para ,jua dha Rama, moret Bashkine e Balleshit se ka nafte, pra ka para, Kucoven se ka nafte ka para,Pogradecin se ka liqen e dogana ka para,. Perse s’kerkuat Tropojen,Tepelenen, Rrogozhinen, Peqinin. A ndjeni pergjegjesi ju z.Manjani si drejtues i LSI per shperdorimet marramendese te AKBN . Sipas K.larte te shtetit kjo Angjesi i ka shkaktuar shtetit 150 milion euro dem ekonomik nga 170-milion euro qe ishte ne shkalle vendi. Keni thyer rekorde per vjedhje. A ka me turp per ju qe drejtuesit tuaj vidhnin me tendera fiktiv ushqimin e te denuarve. Nuk flase per mikun tuaj dhe tendin Balilin qe ju si marifetcinj ja hidhni topin kundershtareve tuaj. Flisni per arrogance te E. Rames! Sot kur Rama e Basha nenshkruan m.veshjen te cilen ju e kerkuat me ngulem ju u pickuat keq dhe hidhni shqelma si mushka xanxare. Ku shkoi qetesia e dashuria zotni ? . Nese E. Rama me L. Bashen kane bere gjene me te mire per kete vende eshte kjo MAREVESHJE. Ju o z. Manjani u kapet gafil dhe tani shani e mallkoni 24-ore ne 24-ore Ramen e Bashen. Ka ardhur koha te provoni vehten ne opozite. Se me dy karrike sikunder thote dhe i madhi REXHEP QOSJA nuk qendrohet. Nuk ka me edhe revani edhe bakllava. Ndaj LSI te qetesohet e cupkat e djelmoshat e saj mos te trokasin ne shtepite e qytetareve duke kerkuar vote. Lexoni verdiktin e Sovranit ne 25-Qershor dhe rrugetim te mbare per kater vitet e tjera deri ne 2021.