Mëngjesin e sotëm ka pasur një takim mes Ilir Metës, Petrit Vasilit dhe kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, takim që vjen në kulmin e fushatës elektorale dhe se tonet janë ashpërsuar së tepërmi.
Besohet se në këtë takim, i cili ka zgjatur rreth 30 minuta në selinë e LSI është diskutuar për fushatën zgjedhore dhe një përgjigje për kreun e PS-së Edi Rama, i cili gjatë kësaj fushate elektorale ka vënë në shënjestër dy partitë e vogla.
Ndërkohë që pritet një deklaratë të jashtëzakonshme për mediat.
Ka qenë këshilltari i kreut të Kuvendit, Emiljano Aleksi, i cili në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se në orën 11:15, Ilir Meta do të dalë në konferencë për shtyp.
“Ilir Meta në 11:15 LIVE nga #LSI”, shkruan në Facebook, këshilltari i Metës, Emiljano Aleksi. Se për çfarë bëhet fjalë, na mbetet të presim…
Koalicion LSI-PDIU. Ky do quhet, koalicioni kunder te keqes ? Se kush eshte I miri dhe I keqi ketu, hajde mere vesh. Mgjthate mbetet per tu pare. Telenovela vazhdon! Dihet pazari !!
Avash avash se mos pelcasesh or plehre!