Presidenti i zgjedhur Ilir Meta përzgjodhi të përçonte disa mesazhe tepër të forta gjatë konferencës për shtyp.
Meta thotë se lideri i Partisë Demokratike e ka “luftën” politike me PDIU-në dhe jo me LSI-në.
“Tirana t’i thotë “po” rinisë, shpresës së madhe për të ndryshuar njëherë e mirë politikën e zhvillimit.
Ju e kuptoni që unë se se ndihmoj dot Lulin me një garë që ka nisur me PDIU-në për vendin e tretë.
Rezikon të jetë i katërti në disa qarqe,” shprehet Meta.
Më tej Meta sqaroi se LSI dhe PDIU do të jetë në një bashkëpunim të ngushtë gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit.
“LSI nuk rrezikon asgjë, janë përpjekje për të frikësuar qytetarët. LSI dhe PIDU do bashkëpunojnë për të garantuar votën e qytetarëve, jo vetëm ata që do votojnë për LSI e PDIU, por edhe ata që do votojnë për parti të tjera. Kjo s’është aleancë kundër LSI e PDIU, por kundër shqiptarëve, kundër zgjehdje të lira dhe demokratike.
LSI e PDIU kanë komisionerë në gjithë Shqipërinë dhe do kemi bashkëpunim në gjithë Shqipërinë. Mos i shkojë kujt në mendje, askush të mos shpresojë që ve dorë në zgjedhje dhe prek zgjedhjet se s’do ketë dekret për kryeministrin dhe as ministrat”, nënvizoi Meta.
Ashtu shpreso o i gjore.
Po ti mund te mos gdhihesh president.
Kete gje e di o bukeshkali me i madh i historise se Shqiperise.?
KUJDES VIRUSI PO TRANSORMOHET NE KOLER
Ik ore kazan haleje
Keto jane piskamat e fundit te LSI, e kane kuptuar qe cikli i tyre mbaroi…. na ishte njeher LSI
SHkosh ne ferr mor Ilir Meta.
Bashkim i te pabeseve apo vellezer ujqer. Lesh-e-Li edhe me djallin behet per te patur pak pushtet.
Tamaqarlleku i madh te le pa gje more metush.