Del bllof dhe një ministër tjetër teknik në përpjekjen për të larguar zyrtarët e lartë të dikasterit që drejtojnë përkohësisht në bazë të marrëveshjes Rama-Basha.
Komisioni Kombëtar për Përzgjedhjen e Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues në Departamentin e Administratës Publika ka vendosur në mënyrë unanime të mos e marrë në shqyrtim kërkesën e ministres teknike të Arsimit Mirela Karabina për shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj Ministrie, Plarent Ndreca.
Duke i dhënë fund në këtë mënyrë abuzimit me detyrën të kësaj ministreje, që për vetë situatën specifike, janë provimet e maturës dhe procesi rrezikon të dcestabilizohet, nuk duhej të bënte harakiri me ligjin.
Madje DAP me vendimin e tij i ka dhënë dhe një leksion administrativ stafit të ri të Ministrisë së Arsimit, se si duhet dhe të përpilohet një shkresë dhe se kur ajo quhet zyrtare.
Vendimin për mosmarrjen në shqyrtim të kërkesës së Ministres Karabina e ka bërë publike vetë sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca teksa nënvizon: “Ja prova e radhës e çmendurisë juridike, për të cilën fola dje…!”.
O c’lane nam keta ministrat teknike te Bashes. Dhaskalica po na turperon te gjitheve.
Ministria te mos nerret me figura si SP ne Mas por te largij keshilltarin e vet i cili eshte larguar me turp nga MAS
Shpresojme qe drejtesia te vihet ne vend perpara Vetingut.
Hiqini sa me pare keta ashtuquajtur ministra se lan nam. Merru me keshilltarin ten moj zonje dhe jo me SP qe eshte zot ne punen etij