Ishte vetëm 19 vjeç kur përfundoi në birucat e kohës së diktaturës. Për 12 vjet ka përjetuar ferrin në Burgun e Spaçit, duke u përballur me vuajtjen, torturat, urinë, gënjeshtrën dhe mashtrimin. Ka qarë në heshtje kur ia kanë vrarë shokët para syve.
Dhe pas shumë vitesh, në kohën kur sistemi i egër u përmbys, është rikthyer sërish në qelitë e burgut, duke veshur uniformën që ai e urrente aq shumë, atë të policit. Për afro 20 vjet të tjera (deri në vitin 2013), ka punuar si gardian në Burgun e Bënçës.
Bëhet fjalë për 70-vjeçarin Neim Pasha, nga Tepelena, i cili tha se u dënua në vitin 1966 vetëm për një fjalë goje, me akuzën: “Agjitacion e propagandë dhe tentativë arratisje”. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Pasha tregoi dje tmerret që ka përjetuar në Burgun e Spaçit.
Ai tha se i ka lënë gjurmë të pashlyera në kujtesë vrasja e shokut të tij, Naum Kondakçi, vëllai i këngëtares së njohur Liljana Kondakçi.
Kur ke rënë në burg për herë të parë dhe cila ishte arsyeja?
Isha vetëm 19 vjeç kur kam rënë në burg për herë të parë, më 4 qershor të vitit 1966. Arsyeja e burgosjes ishte një bisedë me dajat e mi për t’u arratisur në Greqi. E ndërsa vërtet isha përgatitur shpirtërisht për këtë hap, njëri prej dajave të mi, mori vetëm njërin vëlla dhe u arratis. Mua m’u duk si prerje në besë. Në gjyq u tha se grupi që do të arratisej ishte në ndjekje.
Si ishte për ty të qenët në burg në një moshë aq të re?
Kisha dëgjuar për burgun më parë edhe nga daja im. Edhe babai më këshillonte shpesh të tregohesha i kujdesshëm, sidomos nëse shoqërohesha me dajën që dikur ishte arratisur, sepse ai ishte përherë në ndjekje. Për një fjalë goje jam dënuar me 12 vjet burg. Nuk e dija që daja kishte ikur. Në atë kohë, ai punonte në Delvinë, ndërsa unë isha në Memaliaj, në minierë. Më arrestuan duke më thënë se unë kisha dijeni për arratisjen e tij. Më kanë torturuar shumë, dhe për një të ri në atë moshë, që është mosha e ëndrrave të bukura, kjo ishte shumë e rëndë. Në burg gjeta njerëz me botë të madhe, që kishin përfunduar studimet jashtë shtetit. Për mua ata ishin mësuesit e parë që më futën në botën e politikës, e cila deri atëherë ishte e panjohur për mua. Kam mësuar shumë prej tyre. Mësova të vërtetën e madhe se çfarë ishte ai sistem dhe çfarë thuhej për të. Në burg njoha vuajtjen, mashtrimin, gënjeshtrën, urinë.
Ka pasur ndonjë ngjarje që ka lënë gjurmë në jetën tënde?
Kam parë tmerre të vërteta. Thuhet se vetëvrasja është e dënueshme, por ky akt kërkon edhe një forcë shumë të madhe. Raste të tilla kishte shumë, dhe të gjitha ishin të dhimbshme. Sidomos kur bëhej fjalë për shokët, për të cilët edhe kam qarë. Një nga këta ka qenë Naum Kondakçi, vëllai i Liljana Kondakçiut. Në tentativë për t’u arratisur, e vranë. E kishin sjellë natën dhe e kishin hedhur pikërisht në vendin ku ndanin gjellën, përpara fjetinës. Ishte një vend gati 10 m i gjatë me çimento ku nxirrnin kazanët. Unë e kisha shok. Ai ishte i ri, as 30 vjeç. Në mëngjes, kur dëgjova se kanë vrarë Naumin, nxitova për aty.
Ai mbante gjithmonë një peshqir në qafë. Ishte një ditë me shi e 6 dhjetorit të vitit 1961. E kishin plagosur në këmbë dhe ai e kishte lidhur me peshqir. Më pas predhat e kishin goditur në bark, ndërsa zorrët i kishin dalë jashtë. U tmerrova, megjithatë u afrova. Ia zgjidha peshqirin nga këmba, ia futa zorrët brenda dhe ia hodha peshqirin përsipër. Të burgosurit më rrethuan, ndërsa policët më rrahën për atë që bëra. Kjo është një ngjarje shumë e rëndë për kujtesën time. Me kalimin e viteve, ngjarje të tilla filluan të më dukeshin normale.
Ti ke qenë pjesë e revoltës së Spaçit. Cili ishte shkaku i saj?
Në ’73-shin urrejtja, torturat e vazhdueshme bënë që zemërimi të rritej, ndaj dhe shpërtheu revolta. Shkaku i parë ka qenë një kosovar që rrinte në Shijak, Pal Zefi, i cili ishte dënuar bashkë me të vëllain. Kam qenë i pranishëm rreth datës 20 shkurt kur na nxorën në oborr dhe ai kish vënë në qafë një shall leshi të kuq me vija të bardha. Roja e ktheu dhe i kërkoi ta hiqte, pasi veshjet civile nuk lejoheshin. Ai kundërshtoi dhe e futën një muaj në birucë. Por, kur koha e daljes u plotësua, ata nuk po e nxirrnin. Pali shfrytëzoi momentin kur policët ndërroheshin dhe erdhi në kamp. U dënua edhe dy muaj të tjerë deri në 20 maj. Kur doli nga biruca, ai mori një levë, ndërsa u rrethua nga policët. Ky ka qenë momenti kur revolta shpërtheu.
Z. NAIM sikur nuk përputhen datat 4 qershor 1966 që jeni burgosur me datën 6 dhjetor 1961 ku ke parë shokun tënd të vrarë. Mundet lapsus apo ke enë dhe.në bitin 1961 i burgosur. Nuk kam asgjë të dyhimtë, por kërkoj korrektësi dhe tregime të drejta.
Sorkadhja.
Vijeni re : asnje ish i burgosur ASNJEHERE nuk e thote arsyen e vertete te akuzimit dhe denimit! Jane te gjithe MASHTRUES ordinere!
ti e paske ditur mor djalë që është e dënueshme të tradhëtosh atdheun … çfarë kërkon tani duke folur budallalliqe,… po kur ishe polic burgu çfarë ju bëje të burgosurve?.. ju jepje raki?, bërcolla?, ju çoje vajza? luanit bixhoz? për tu a bërë jetën të bukur kriminelëve “të shkretë”..?!?… po a e di ti që në kohën e zogut burgu politik u ndërtua prej zogut në kalanë e Gjirokastrës?.. dhe ik shikoje se çfarë kushtesh ka?.. kurse kundërshtarët politikë të tanishëm vriten si Hajdari apo Olldashi… ik or koqe kandari që bie në kurthin e gazetarëve njësoj si ke rënë pre e dajës.. ke qënë i papjekur atëhere ashtu je dhe tani…
Atdheun e tradhetuan enver(hoxha) mullai i gjirokastres me syleshet “komuniste”
Atdheu ne kohen e Enverit ishte KESHTJELLE ku nuk shkelte kemba e asnje pushtuesi mor BIR PUTANE! Ata qe e tradhetuan ishin ne burg ose ne varr ?
a c ;;;; je nje debile apo analfabet ;;;;;; te kerkosh drejtesi liberte egalite ;;;nuk eshte tradheti ne boten e madhe ;;; prandaj koqe fshatari ;;;; civilizohu pak ;;; dhe pastaj zhgarravit ;;; ne France gjermanie Italie belgjike ;;;mund te kritikosh edhe princin edhe kryeeministrin toni blair ;;margareta thecher ;;; edhe francois miterrant ;;; dhe mund ta ndryshoje shtetin pa pasur nevoje te fusin ne burg ose ;; nje belg shkonte ne gjermani ne Italie ;;pa u vrare ose futur ne burg ;;; nje spanjoll shkonte ne hollande dhe ne europe pa patur probleme ;;;por ne shqiperin e diktatorit ;;; psikopat ;;; ste liinin dhe te fusnin ne biruce ;;;;;; mentalitet cobanesh ;;;kriminelash ;;dhe olicat ne europe ste rrahin torturojne koqe katnari ;;;;; ke harruar ilacet apo yi ka honger dhija librat ;;;;
Po te bashkepunoje me UDB-ne dhe Asfaline ishte TRADHETI! Mos ha mut…
Per mendimin tim,mire t’a kane bere qe te kane burgosur.Kur ti e dinje se te besh propagand kundra dhe te tentosh te arratisesh,qe denohej nga ligjet,ç’fare donje ti,te ferkonin koken? Te thoshin te lumte qe dole kundra pushtetit popullor? Keshtu ishin ligjet,ashtu siç jane edhe sot,qe po i shkele do denohesh.Sa per ate qe thua se pushkatoheshin shoket ne prani te syve tan,eshte shpifje.Ai rend nuk e kishte kete praktike.Pastaj ai personi qe do arratisej nga burgu dhe qe vran rojet e burgut,nuk kane ber gabim,ata kane kryer detyren dhe kane zbatuar ligjin.Por me e keqja eshte se edhe per kete fajson shtetin e asj kohe.Ai sistem ka patur te meta,por ka patur aq te mira sa ne i kerkojme sote dhe nuk i gjeme dot.Sote te denon gjyqetari kot,te vjen krimineli ne shtepi,te vjedh e te vret,te rremben femijen,pushteti te bene gjemen me shume padrejtesi,dhe nuk e gjen dot te drejten,nuk ke ku te ankohesh se jane te korruptuar kudo.Sot kercet autmatiku ne mes te bulevardit,ku kriminelet vrasin njeri tjerin,por edhe kalimtar te pafajshem.Pra me then te drejten keto nuk ishin athere.Kishte nje qetesi dhe siguri per jeten dhe pronen,qe sot as qe imagjinohen.Sot eshte frika kudo.Jane kudo shtepit me dyere te blinduara,dhe dyqanet me qepena çeliku.Ne kohen e socializmit dyqanet ishin vetem me vetrina xhami.Dyeret e shtepive prej kompesate,dhe njerzit jetonin pafrike,sepse pushteti ishte i popullit dhe çdo gje ruhet nga vete populli.Megjithate ti shkruaj dhe depono,se mos mere ndonje shperblim.
Per mendimin tim,mire t’a kane bere qe te kane burgosur.Kur ti e dinje se te besh propagand kundra dhe te tentosh te arratisesh,qe denohej nga ligjet,ç’fare donje ti,te ferkonin koken? Te thoshin te lumte qe dole kundra pushtetit popullor? Keshtu ishin ligjet,ashtu siç jane edhe sot,qe po i shkele do denohesh.Sa per ate qe thua se pushkatoheshin shoket ne prani te syve tan,eshte shpifje.Ai rend nuk e kishte kete praktike.Pastaj ai personi qe do arratisej nga burgu dhe qe vran rojet e burgut,nuk kane ber gabim,ata kane kryer detyren dhe kane zbatuar ligjin.Por me e keqja eshte se edhe per kete fajson shtetin e asj kohe.Ai sistem ka patur te meta,por ka patur aq te mira sa ne i kerkojme sote dhe nuk i gjeme dot.Sote te denon gjyqetari kot,te vjen krimineli ne shtepi,te vjedh e te vret,te rremben femijen,pushteti te bene gjemen me shume padrejtesi,dhe nuk e gjen dot te drejten,nuk ke ku te ankohesh se jane te korruptuar kudo.Sot kercet autmatiku ne mes te bulevardit,ku kriminelet vrasin njeri tjerin,por edhe kalimtar te pafajshem.Pra me then te drejten keto nuk ishin athere.Kishte nje qetesi dhe siguri per jeten dhe pronen,qe sot as qe imagjinohen.Sot eshte frika kudo.Jane kudo shtepit me dyere te blinduara,dhe dyqanet me qepena çeliku.Ne kohen e socializmit dyqanet ishin vetem me vetrina xhami.Dyeret e shtepive prej kompesate,dhe njerzit jetonin pafrike,sepse pushteti ishte i popullit dhe çdo gje ruhet nga vete populli.Megjithate ti shkruaj dhe depono,se mos mere ndonje shperblim.Pershendetje.
Ky ish i burgosur politik eshte nje Ginjeshtar,trego perralla dhe ju Te Gazetes TEMA,i publikoni qe te mbushni faqet e gazetes.Duhet cdo artikull para se ta publikoni ta verifikoni a eshte i vertet.Ne ato vite askush nuk kishte mundsi te shikonte ata qe pushkatoheshin,pervecse Toga e Pushkatimit.Neqoftese Ky iSHi i ka pare ka qene ne Togen e Pushkatimit.
Nga nje ish i Perndjekur.
O Spartak hiqe kete pseudonim
Se po’ te ishte gjalle spartaku
Do ta fuste koken ne hale.
Se nga ato qe shkruan aty merito ta kesh koken.
I them ketij zoterise kujt ja tregon keto
Keta Jane te gjithe te pashpirt.
Spartaku eshte simbol i luftes per liri dhe drejtesi,nje nga simbolet me te njohur dhe perdorur nga majtistet ne pergjithesi dhe nga komunistet ne vecanti! More vesh o laluc ferrash!?
Ti Spartak me kete tru pensionisto komunisti qe ke shko tek varri Enver Hoxhes dhe mbill lule. Naimi polic nuk u ka dhene te burgosurve berxolla pasi ata jane hajdute,vrases, pimpa, drogaxhinj etej. Kurse Naimin e denuan pse kishte dijeni per arratisjen e dajes. Cfaj ka bere ai ketu ? Ata shoket e tu komuniste po te ishin burra shkonin e kapnin dajen. Cpune kishin me Naimin ? Kurse sa per te sotmen e qepenave e dyqaneve, tregon se jane plot qe vidhen se ne kohen tende edhe po te hapje dyqane bosh ishin se skishte asgje brenda. Po kelysher komunisti si ty duhet te vdesin qe te pastrohet ai vend, se ndryshe nuk ecen perpara.
E kam njohur Neimin ne Burgen e SPACIT , ai ishte nje djale iri i ndershem dhe antikomunist, cilesi keto qe rralle haseshin atje.
Ne revolten historike te SPACIT ishte ai qe grit flamurin pa yllin komunist ,ky akt i kushtoi 25 vjet burg,Ato qe ai shkruan per te
NDIERIN KONDAKCI jane te verteta! JU bej thirrje te gjithe atyre kulishve te kuq te ken respekt per martyret e SPACIT.
NJE ISH SPACIAN.
EH MOR MURAT I MASHTRIMIT ME OKE
Ky miku yt, ish Spaçian, Quhet Naim Bejo Pashaj, ka lindur ne Tepelene me 28.02.1947 dhe eshte burgosur (LEXO MIRE) me 30.06.1973 dhe ka dale nga burgu me 08.06.1987 ! Dhe nuk ishte 19 vjeçar kur ka hyre ne burg, por plot 24 vjeçar (1973-19749=24 vjeç).
Andaj ato pershtjellimet qe nxjerr nga goja jane te tera t’ja rifusesh ne goje perseri, sepse thote qe qenkerka burgosur ne 1966-ten e te tjera pordha me rigon èper ata qe i besojne ketij te pershtiri mizerabel qe kerkon te tallet me ata qe i besojne dhe e intervistojne. Datat me lart jane nga Lista zyrtare e Drejtorise se Pewrgjitheshme te Burgjeve.
Tani une nuk e di cili nga keta kater Murate je ti, sepse kam hequr ata qe me siguri jane shtate pash nen dhe me kohe e vakt:
Murat Sali Mena dtl. 18.06.1956 nga Kukesi burgosur 15.03.1987 liruar 09.08.1990
Murat Muhamet Gjonzeneli dtl. 20.02.1943 nga Tragjasi burgosur 15.05.1979 liruar 26.11.1988
Murat Jaho Marto dtl. 1942 nga ??? burgosur 30.06.1973 liruar 04.06.1981
apo Murat Tahir Protoduari dtl. 20.07.1937 nga Berati – burgosur 15.10.1980 liruar 07.10.1987
Do ishte interesante te tregosh historine tende te hajdutit te pulave te kooperatives, qe ta besh edhe me interesant komentin tend.
Njeri i ndyre !
Antikomunizmi eshte virtyt i MASKARENJVE!!!
Regjimi i eger ito ka pas ska pyt per dajen as per hallen
Po pse akoma te ” burgosur politike” na lodhet me keto histori. Edhe sa vite duhen se pastaj so te fillojne ato te demoshkarthetise se sali serbit.pas 27 vitesh u kujtua ky apo pret te vdesin te paret e te genjejte te dyte .
Ne jemi nje popull i perdhunuar dhe i perdhunuari kerkon cuditerisht te perdhunohet prape.ai sistem shtypi me mijera jete e endrra e na la te varferit e evropes ne ate vend te bukur.keta perdhunuesit e sotem e dine psikologjine e kopese dhenve dhe vazhdojne zanatin e paraardhesve tyre
Fol per vehte! Ti mund te jesh i perdhunuar,madje mund te kesh ngelur edhe me barre! Kjo nuk do te thote aspak se 95% e shqiptareve jane si ty!
A kupton o IDIOT!?
Gazeta Tema eshte e vetmja gazete qe une lexoj, po ja qe ndonjehere rralle edhe ju jepni informaciane te gabuara. Une qe po shkruaj jam Lushnjar. Naun Kondakciu eshte nga Lushnja dhe nuk eshte vellai i Liliana Kondakciut, per kete mund te pyeted edhe Liliana. Naun Kondakciu ka qene futbollist titullar i Lushnjes ne vitet 50, ka qene student ne Bashkimin Sovietik. Nauni ka patur nje vella deshmor, Uani Kondakciu, i cili sot ka lapidar ne kishen e fshatit Goricaj, bashkia Divjake.
Pershendetje
Ajo qe thua eshte shume e vertete. Nauni jo vetem vellane poe edhe babane e ka deshmorin e pare te lushnjes. Jane familje patriotesh qe e kane dashur atdheun. Nauni ka lene nje djale qe sot eshte emigrant ne greqi dhe nuk ka perfituar asgje nga vuajtjet e tij qe u rrit jetim me baba te pushkatuar qe as varrin nuk e di ku e ka. Te tjere jane ata qe perdorin emrin e Naunit dhe zune karriget.
Sa per lilianen jane Femije xhaxhallaresh me Naunin. Liljana i ka te dy vellerezit gjalle dhe te nderuar si ish inxhiniere.