Ministria e Drejtësi kërkon hetime për deputetin e LSI-së, njëherësh edhe kandidat, Agron Çela se është i përfshirë në një skemë mashtrimi me emërimet në burgun e Shkodrës, i cili ende nuk është hapur.
Përmes një njoftimi për mediat, Ministria shkruan se ka kërkuar hetim penal ndaj Ardit Hotajt, koordinator i LSI-së për Malësinë e Madhe, verifikim për kandidatët Agron Çela dhe Dritan Ylli si pjesmarrës në këtë skemë.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, të tre këta persona, dyshohet se janë të përfshirë në skemën e mashtrimit me emërimet në burgun e Shkodrës, i cili ende nuk është hapur.
NJOFTIMI
Ministri i Drejtësisë kërkon hetim penal ndaj z. Ardit Hotaj, me funksion politik –Koordinator i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Malësinë e Madhe, si dhe verifikimin e rolit të kandidatëve për deputet për Qarkun Shkodër z. Agron Çela dhe z. Dritan Ylli në këtë proces Ministri i Drejtësisë z. Gazment Bardhi, ka urdhëruar ditën e djeshme fillimin e një hetimi të plotë administrativ, për të sqaruar rrethanat mbi procesin e rekrutimit fiktiv të stafit të IEVP Shkodër, nga ku ka rezultuar se:
Nëpërmjet një procesi të rremë dhe të paligjshëm, ish-drejtues dhe punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, janë përfshirë në një skemë mashtrimi të qytetarëve, duke krijuar perceptimin e gabuar se janë punësuar në IEVP Shkodër,që pritet të hapet në muajt në vijim, apo se ata janë në proces emërimi.Ministria e Drejtësisë sqaron se nuk është kryer asnjë pranim apo punësim në IEVPShkodër.
Çdo premtim apo deklarim lidhur me këtë çështje është mashtrim për qëllimeelektorale. Urdhri me nr. 297/2 Prot., datë 24.05.2017, është pjesë e një skememashtrimi të qytetarëve, nuk është ligjërisht i vlefshëm dhe nuk rezulton të jetëprotokolluar ndonjëherë rregullisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Ai është prodhuar dhe shfaqur në mediat lokale të qytetit të Shkodrës, për të krijuar perceptimin e rremë se qytetarët po punësohen, duke e përdorur këtë proces për qëllime të përfitimit të padrejtë politik në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Qershor 2017.
Ministria e Drejtësisë informon të gjithë personat që u është deklaruar se janë punësuar në IEVP Shkodër, se janë mashtruar dhe duhet të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për vënien përpara përgjegjësi penale të personave përgjegjës tëkësaj skeme mashtrimi.
Në përfundim të këtij hetimi administrativ, Ministri Bardhi ka urdhëruar ditën edjeshme Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve që të bëjë menjëherë kallëzimin penal të këtij rasti në organin e Prokurorisë dhe në Policinë e Shtetit, si dhe tëpezullojë apo shkarkojë nga detyra të gjithë nëpunësit përgjegjës.
Në këtë drejtim,z. Bardhi falenderon Policinë e Shtetit dhe organin e Prokurorisë për veprimin e mënjëhershëm, si dhe i inkurajon ato në vijimin e hetimit të plotë dhe efikas të këtij rasti.Gjithashtu, z. Bardhi pasi është njohur me deklarimet në media të z. Ardit Hotaj,me funksion politik, koordinator i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Malësinë eMadhe, si dhe me spotin televiziv të shfaqur në një media lokale, ku evidentohetroli i kandidatit për deputet z. Agron Çela në këtë proces, i ka kërkuar organit të Prokurorisë hetimin e tyre për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”,të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
Për të njëjtën arsye, është referuar nëprokurori edhe kandidati për deputet z. Dritan Ylli, i cili në një prononcim nëmedia, ka deklaruar se punësimi është i rregullt dhe fituesit janë shpallur nëfaqen zyrtare në internet të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, fakt që është ipavërtetë.
Për pasojë, këta shtetas, nëpërmjet veprimeve apo deklarimeve të tyre,dyshohen se kanë luajtur rol në krijimin e perceptimit të rremë tek qytetarët përpunësimin e tyre në IEVP Shkodër, në këmbim të mbështetjes për një forcë të caktuar politike.
Ministria e Drejtësisë sqaron se procesi i rekrutimit të stafit të IEVP Shkodër, do të nisëligjërisht pasi të jenë përfunduar punimet në këtë institucion.
Ky proces do të kryehet nëpërputhje të plotë me ligjin, dhe se do të ndiqet me vëmendje maksimale nga Ministri iDrejtësisë z. Bardhi, duke garantuar qytetarët se do të jetë një proces transparent dhe ibazuar vetëm në meritë. Asnjë forcë politike nuk mund të përdorë dhe nuk do mund tëpërdorë këtë veprimtari institucionale për qëllime politike.
Ministria e Drejtësisë fton çdo qytetar që të denoncojë, të gjitha rastet e përfshirjes nëfushatë apo përdorimit të funksionit publik në favor të një subjekti zgjedhor, si dhegaranton qytetarët jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen meseriozitet maksimal të këtyre rasteve, duke qenë garant i zbatimit korrekt të ligjit.
Z. Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancëzero për çdo tentativë përdorim të paligjshëm që i bëhet veprimtarisë institucionale tëMinistrisë së Drejtësisë, nga subjekte zgjedhore.
Agron Cela eshte pronari de juro i hotel Europa . Pronari de facto eshte Ilir Meta. Kush don pune ne Shkoder duhet me u paraqit me pagese (cash) te hotel Europa. Ose po te jete femer e bukur ( me falni por duhet me e thane ) duhet me kalu disa aventura. Kjo dihet publikisht ne Shkoder qysh ne 2009.