Kryeministri i vendit Edi Rama, në një dalje për media pas përfundimit të seancës parlamentare është shprehur se gjëja e pazakontë që sheh në këtë fushatë elektorale është përfshirja e kreut të shtetit në fushatën elektorale.
Jam i bindur që sot është çelur porta e drejtësisë së re. Gjykatës dhe prokurorë do të dalin nga filtri. Natyrisht që do kërkojë kohë dhe garan. Garanti është PS dhe këtë e them me bindje të plotë pasi është e vetmja forcë që nuk e ka parë kurrë si të lidhur me partitë politike.
Fushata elektorale, të gjithë qytetarët e kanë parë, është fushata më e qetë që është bërë, nga cdo anë pra është edhe kostoja e ndotjes së mjedisit.
Fakti që palët thumbohen me njëra tjetrën është e natyrshme .
Ajo që e ka bërë fushatën të çuditshme është futja e presidentit në fushatë. Unë nuk dua të bëj komente për këtë.
Këtu kemi ardhur për shqiptarët.
Ne nuk ndoqëm këtë rrugë pavarsisht se çfarë thuhet dhe çfarë bëhet.