Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 58 kg kanabis si dhe ka arrestuar dy persona si posedues të lëndës narkotike.
Shtetasit P.N, 38 vjeç, banues në Gjirokastër, Ç.Ç, 23 vjeç, banues në Gjirokastër, u arrestuan në flagrancë në rrugën nacionale Tepelenë – Gjirokastër teska transportonin drogën me një makinë tip “BMW”.
Nga kontrolli që u krye në automjetin “BMW”, me targa A23 E 505, me drejtues shtetasin Petro Ngucaj dhe me pasagjer shtetasin Çelo Çelo, u gjet një sasi prej 58 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.