Një biznesmen shqiptar i naftës dhe gazit si dhe biznesmeni më i njohur në Trikala të Greqisë, Thanasis Karatzouni, janë arrestuar nga prokuroria e Athinës me akuzën e trafikut të kokainës nga Kolumbia në Europë.
Operacioni është finalizuar 1 ditë më parë në Greqi, ndërsa ndërsa në momentin e arrestimit, dy biznesmenëve, shqiptarit, identiteti i të cilit ende nuk dihet, dhe grekut, u janë sekuestruar 20 kg kokainë.
Droga sipas policisë greke ishte e ndarë në 20 pako me logo “Play Boy”, sic dhe shihni në këtë foto, çka sipas hetuesve helen, tregon cilësinë e lartë të saj, e cila arrin në 100 euro grami.
Mediat greke raportojnë se operacioni është ende në zhvillim, ndërsa identiteti i biznesmenit shqiptar nuk është publikuar ende.
Biznesmeni u arrestua në Larisa në kohën kur po transportonte drogën nga Shqipëria drejt Greqisë.