Kurthi që iu ngrinte vajzave të reja tutorja parukiere, sa paguanin biznesmenët për një takim në Vaqarr

16 Qershor 2017, 12:20Kronika TEMA

Mësohen të tjera detaje për rrjetin e prostitucionit të shkatërruar në Tiranë në kuadër të operacionit “Real”.

Tutorja T.Th, 50-vjeç ishte me profesion parukiere dhe ka një sallon bukurie ku ofronte shërbime estetike, masazhe dhe, lyerje flokësh, maska, stilim manikyr e pediker në zonën e Komunës së Parisit, raporton BalkanWeb.

Pikërisht duke iu ofruar shërbime të tilla pa ju marrë paratë ajo i fuste në kurth vajzat e reja.

Pas disa shërbimesh, kur fatura që duhet të paguanin vajzat rritej, pronarja e parukerisë u bënte presion që ato të paguanin. Në këtë pikë, hynte në lojë i dashuri i saj, Pirro. J 62-vjeç, i cili siguronte klientët.

Vajzave që nuk e kryenin dot pagesën, parukerja iu ofronte të kryenin marrëdhënie me “miqtë” e saj.

Klientët ishin kryesisht biznesmenë nga Kosova e Shqipëria të moshave mbi 50 vjeç, të gatshëm të paguanin nga 100 në 200 euro për një takim me vajzat.

Takimi bëhej në motele, në zonën e Vaqarrit dhe Ndroqit ku vajzat i dërgonte vetë tutorja më makinë.

1 komente në “Kurthi që iu ngrinte vajzave të reja tutorja parukiere, sa paguanin biznesmenët për një takim në Vaqarr”

  1. Kapedani says:

    Po mire mër plehrat e Temes.Kaq problem i madh qenka kjo gje qe na e sillni ketu si lajm.Po kush te detyron te shesesh trupin sot .Atyre ju ka lezetu kjo pune dhe prandaj kane shkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje