Humbja e bashkive nga LSI, Luan Rama: Fajtor Rama, ka bërë pazare

18 Qershor 2017, 13:09Politika TEMA

Humbja e kandidatëve të LSI-së në zgjedhjet e vitit 2015 në disa bashki kryesore të vendit, sot ju faturua liderit të Partisë Socialiste Edi Rama.

Ishte nënkryetari i LSI-së Luan Rama i cili adresoi përgjegjësitë tek shefin i qeverisë, i cili sipas tij nuk dha mbështetjen e duhur por bëri pazare.

Këto deklarata kreu i grupit parlamentar të LSI-së i bëri duke ju referuar një deklarate të kreut të ekzekutivit në Vorë i cili tha se nuk është mik i kryetarit të bashkisë Fiqiri Ismaili.

“Tha se e paska ndihmuar Fiqon që të bëhet kryetar bashkie në Vorë, dhe tani kërkon t’ja kthejë pas nderin që i ka bërë.

Kjo zgjeron pazarin e Roskovecit, atë që ndodhi në Lezhë, Kukës Mallakastër, të cilat u humbën në dëm të koalicionit.

Tani na del që paska ndihmuar edhe Fiqon. Ai ka marrë pjesë në disa tubime të fushatës.

Ai ka ardhur sa për fasadë pasi edhe në Vorë ka bërë të njëjtin pazar si në bashkitë e tjera,” u shpreh Luan Rama.

2 komente në “Humbja e bashkive nga LSI, Luan Rama: Fajtor Rama, ka bërë pazare”

  1. Hamit Kavaja says:

    Sa politikan i zgjuar ky Luani !
    Nga ka ngjare valle ?
    Do kete ngjare nga rraca e se jemes, se nga babai ja njohim, si ka gje.

  2. hakmarrja popullore says:

    Akoma beni siku nuk e dini PSE humbet ne per bashki? Spese nuk ju donte njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje