Ja si do të realizohet vetingu

18 Qershor 2017, 11:37Politika TEMA

Tashmë që 27 anëtarët e vetingut që do të bëjnë skanimin e gjyqtarevë dhe prokurorëve,u zgjodhën, ajo që shton kureshtjen është mënyra me të cilën do të zbatohet ajo.

Edhe pse u deshën 10 muaj për ta vënë në praktikë, tanimë gjithçka është gati. Por, si do të realizohet vetingu?

Organi i parë që bën vetingun e gjyqtarëve e prokurorëve është Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit me mandat 5-vjeçar, i cili përbëhet nga 12 anëtare dhe dy zëvendësues. Organi tjetër është kolegji i posaçëm i kualifikimit, me mandat 9-vjeçar që përbëhet nga 7 anëtarë dhe dy zëvendësues, i cili shqyrton ankesat që vijnë nga magjistratët. Ndërkohë që pranë tyre funksionojnë edhe dy komisionerë publikë së bashku me dy zëvendësues.

Vetingu parashikon vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në 3 aspekte: e para është pasuria, e dyta janë lidhjet me persona të inkriminuar dhe e treta përgatitja profesionale. Nëse gjyqtarët dhe prokurorët nuk e kalojnë vetingun, atëherë ata shkarkohen nga puna. I gjithë procesi do të monitorohet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili pritet të sjellë në Shqipëri vëzhguesit afatgjatë.

Sipas ligjit të vetingut, të parët që kalojnë në skaner janë Prokurori i Përgjithshëm, anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. Pikërisht këta të fundit kanë në dorë fatin e vetingut, pasi ligji është ankimuar nga shoqatat e gjyqtarëve, të cilët kërkojnë shfuqizimin e disa neneve të tij. /tesheshi/

1 komente në “Ja si do të realizohet vetingu”

  1. kozmo says:

    ASGJE NUK DO TE NDODHI . PO KETA FELLIQESIRA QE NOTOJNE NE PARA ,DO TE JENE PERSERI , GJOJA QE JANE TE NDERSHEM .

    SHUME ZHURME PER ASGJE !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje