Premtimi elektoral/ Blushi jep 1000 euro për çdo bebe edhe për burrat shtatzënë

18 Qershor 2017, 16:46Politika TEMA

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi deklaron se premtimi i tij për të dhënë 1000 euro për çdo nënë që sjell në jetë një fëmijë, ka frymëzuar jo vetëm gratë por edhe burrat.

Blushi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se premtimin e tij tashmë e besojnë jo vetëm gjinia femërore por edhe ajo mashkullore.

Ai ka publikuar një fotografi ku shfaqen dy burra dhe një grua, me barkun e fryrë.

Në fillim Blushi shkroi se do jepte 100 euro dhe pak minuta më pas shifrës fillestare i shtoi edhe një zero duke i shtuar premtimit fillestar edhe 900 euro të tjera.

Nuk dihet nëse Blushi vërtet e mendon këtë gjë apo ka zgjedhur të ironizojë individët që janë pesimistë për projektin e tij mjaft të fryrë dhe pa baza të forta në ekonomi.

3 komente në “Premtimi elektoral/ Blushi jep 1000 euro për çdo bebe edhe për burrat shtatzënë”

    1. adi says:

      sot me treguan nje barsolete te fundit te Blushit per tepsine e rilindasit te madh:
      Ne kohen e Nanos , Fatosi merte tepsine e pushtetit mbasi mbante gjysmen e byrekut gjysmen tjeter me gjithe tepsi ja jepte njerezise,
      Ne kohen e Saliut , saliu merte tepsine e pushtetit mbante trecerekun e byrekut ndersa pjesen tjeter me gjithe tepsi ja jepte njerezise.
      Ne kohen e rilindjes , timonieri i madh e mer tepsine e mban gjithe byrekun per vete , dersa tepsine bosh ja jep njerezise dhe ju thote: mereni laheni dhe ma ktheni te paster!!!!!!!!!

  1. kico pela says:

    mos , se po e besoi edhe vete do kemi nje taborr me blusha te vegjel….
    eh mer blush je bo si ali komiku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje