Tom Doshi ka denoncuar në polici një punonjës të tijin, të cilin e akuzon se u premtonte para qytetarëve që këta të fundit t’ia jepnin votën po Tom Doshit.
I identifikuar si Pjetër Prendi 42 vjeç, ai vepronte në lagjen “Mark Marku” të qytetit të Shkodrës.
I shpalluri në kërkim premtonte 10 mijë lekë për ata që do i jepnin votën Tom Doshit.
Deklarata e policisë
Në kuadër të punës së Policisë së Shtetit për parandalimim dhe goditjen e veprave penale në fushën e zgjedhjeve.
Në datë 17.06.2017, nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiarë në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u referuan materialet proçeduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit P. P. 42 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas dyshohet se u ka premtuar me iniciativën e tij disa shtetasve nga 10.000 lekë për çdo votë që do jepej për një kandidat për deputet në Qarkun Shkodër.
Vepra penale në ngarkim të shtetasit P.P. është “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.