Rama mesazh nga Përrenjasi: Ka nisur epoka e re, gjykatësit e prokurorët do japin llogari

18 Qershor 2017, 14:05Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral me qytetarët në Përrenjas.

Në fjalën e tij Rama u ndal tek reforma në drejtësi, ndërsa u shpreh se nga dje ka nisur një epokë e re dhe gjykatësit she prokurorët do japin llogari.

 

“Ju pyesni shpesh pse nuk është dënuar asnjë politikan në Shqipëri?

Sot është dita për të ripërsëritur se pallati i drejtësisë u pushtua nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Nga dje filloi një epokë e re.

Gjykatësit e prokurorët do japin llogari. Drejtësia e re do funksionojë ndryshe. Ka Shqipëria gjykatës dhe prokurorë të ndershëm.

I them të gjithë qytetarëve se nëse sot jemi gdhirë në në Shqipëri tjetër, sepse ka filluar rruga e zbatimit të reformës në drejtësi, kjo shpjegohet me patriotizmin dhe atdhedashurinë e PS.

Ne kemi ndërmarrë reforma që janë baza për shtetin demokratik shqiptar. Asnjë parti nuk guxoi të bëjë reforma si PS” tha Rama.

1 komente në “Rama mesazh nga Përrenjasi: Ka nisur epoka e re, gjykatësit e prokurorët do japin llogari”

  1. Zigur Qarri says:

    Pa urrejtje,t’kalume t’harrume,”nga dje ka nisur një epokë e re”,ne hale te veje epoka e vjeter.
    Po mir o mir,vetem “gjykatësit dhe prokurorët do të japin llogari”?(Thone se gjarperi vritet nga koka).
    Po politikanet,Padrinot e prokuroreve dhe gjykatesve,nuk “do të japin llogari”?!Se tek e fundit,ata produkt i
    politikaneve te korruptuar ishin,marsh,mekanizem i tyre!Politikanet per te mbrojtur hajdutlleqet e veta,
    i leshuan pe prokuroreve dhe gjykatesve,dhe keta gjeten shesh dhe bene pershesh.Dhe kete ja mundesuan
    “zoterinje”politikane”qe mbeshtesnin njeri tjetrin,por llokmen me te madhe e kan marre politikanet.
    Tani,ta hajn derrin vetem shitesit ambulante,kurse bosat qe shesin tonelata,jo,nuk shkon,eshte e padrejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje