Kryeministri Edi Rama, ka hedhur akuza të forta ndaj kryebashkiakes së LSI-së, Miranda Rira, e cila sipas tij ka punësuar të gjithë fisin në institucionin që drejton.
Më tej Rama u shpreh se i ka dhënë fonde kryetares së bashkisë, por nuk ka bërë asgjë.
Ai tha se kryetarja e bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira ka punësuar gjithë fisin në bashki
“Më vjen shumë keq se e kam mbështetur kryetaren e bashkisë dhe jo për atë, por për qytetarët. I kam dhënë fondet asaj për fushën sportive dhe qendrën, por ku janë? Asgjë nuk shoh unë këtu. Jam shumë i keqardhur,” tha Rama.
Me tej ai u shpreh: Më kanë ardhur shumë mesazhe nga gjithë Shqipëria, por po lexoj disa nga të punësuarit e bashkisë nga kryetarja:
Specialisti i emergjencave, djali xhajës së kryetares të bashkisë
Inspektor, kushërira e kryetares së bashkisë
Hidraulik, kunati i kryetares
Shofer, djali motrës se kryetares
Kunata, punë në bashki
Administrator i bashkisë, djali i tezes.
Drejtori i Ujësjellësit, burri i gocës tezes së kryetares
Specialist i elektronikës, çuni i hallës
Drejtor ujesjellesi burri i goces te tezez?!?Bravo Prenjasi
Po ku e lexove “burri djalit te tezes” o flori?
Na shpeto o Edi nga keta kufoma