Rreziku/ Ra pre e “Balena Blu”, 12-vjeçari nga Kamza tenton të hidhet nga kati i 7

18 Qershor 2017, 19:21Kronika TEMA

Rreziku që i kanoset fëmijëve shqiptarë nga loja “Balena Blu”, është shumë i madh, nëse nuk janë nën kontrollin e vazhduar të prindërve.

Pas rasteve të denoncuara në Gjirokastër e Shkodër, një tjetër rast i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Kamzë.

Një mesazh i mbërritur në Komisariatin e Kamzës ka alarmuar uniformat blu. Në mesazh thuhe se një fëmijë 12-vjeçar ka tentuar të hidhet nga kati i shtatë i pallatit ku banonte në Kamëz, pasi luante lojën ‘Balena Blu’.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pavarësia” në Kamzë dhe forcat e policisë janë nisur menjëherë në vendngjarje.

Sakaq, edhe dy zjarrëfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

3 komente në “Rreziku/ Ra pre e “Balena Blu”, 12-vjeçari nga Kamza tenton të hidhet nga kati i 7”

  1. Gimi prej Tirone. says:

    Do te jete i LSI dhe jane aktivistet socialiste qe duan ta hedhin nga dritarja.

  2. Balena blu says:

    O mero vere pak kte lojen ktu ne gazete te shpetojme nga kta komentuesit budallenj.
    No mbytiblora me budallenjte e tjere

  3. Izet says:

    Cfare jane keto njerez qe u shkaktojne femijeve te gjore keto gjera ? Shantazuesit jane teper te pacipe , duke kryer keto akte vandalizmi dhe te pa qena per shoqerine e bukur shqiptare . Une i denoj me shume force keto akte vandalizmi te cilat demtojne ne prishjen e shoqerise shqiptare dhe gjithashtu duke prishur dhe psikologjine e qenieve me te pafajshme ne kete planet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje