Partia Socialiste ka pësuar një rritje të lehtë nga një javë më parë në qarkun e Tiranës krahasuar me një javë më parë.
Në sondazhin e publikuar nga Ora News dhe IPR Marketing 44% e votuesve i kanë dhënë besimin PS, duke rrëmbyer 16 mandate deputetësh.
Po kaq mandate deputetësh PS ka marrë edhe në zgjedhjet e vitit 2013.
Edhe Partia Demokratike ka rritje në këtë qark, me 34% të votave nga 32% një javë më parë.
PD merr 11 mandate deputetësh.
Një rënie ka shënuar edhe LSI, duke marrë 12% të votave nga 14% në 2013, duke marrë vetëm 1 mandat deputeti nga 4 mandate që mori në vitin 2013
LIBRA ka marrë 5% të votave dhe mund të marrë 1 deputet.
Edhe PDIU është në garë për një mandat deputeti.