Fatmir Xhafaj i përgjigjet LSI-së: Policia nuk është rrufepritëse për të shkarkuar tensionet politike, vlerësoj rolin e Çakos

19 Qershor 2017, 11:24Politika TEMA

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka përshëndetur implementimin e reformës në drejtësi ku ka adresuar disa falenderime ndaj personave të kanë kontribuar për ta bërë atë.

“Në përmbyllje të kësaj faze një falenderim për të gjithë ata që e besuan dhe që ëndrrën ta bënim realitet implementimin e reformës.

 Falenderim të posaçëm Edi Ramës, patnerëve ndërkombëtar, medias, ekspertëve edhe të gjithë ata që kontribuan. PS bëri atë çka duhet për të bërë të mundur jetësimin e reformës në drejtësi.

Sot me krenari mund të themi se është një nga premtimet më të mëdha të mbajtura në legjistraturën e udhëhequr nga ne.

Ndëshkimi i ligjit nuk do të ndalet për të korruptuarit. Shpresoj që 25 qershori të hapë portën e drejtësisë pra  të çëlet epoka e së drejtës,” tha Xhafaj.

I pyetur lidhur me akuzat e subjekteve të ndryshme politike lidhur me rolin e Policisë së Shtetit në zgjedhje, Xhafaj thotë se policia nuk mund të sulmohet politikisht. 

Deputeti i Partisë Socialiste, apeloi që të ruhet gjakftohtësia në këto ditë që kanë ngelur nga palët politike.

“Policia në vlerësimin tim nuk të bën forcë e parë, as nuk të pengon të bëhesh forcë e parë. të tillë të bën vota qytetare.  E kundërta është e gabuar dhe provë e dështuar në këtë vend.

Policia nuk mund të shërbejë si rrufe pritëse për të shkarkuar ngarkesat e tensioneve politike.

Personalisht çdo akt  dhune të procesit zgjedhor duhet ndëshkuar. Edhe prokuroria ka rolin e saj.

Flitet për disa ngjarje dhe të gjitha i janë referuar prokurorëve. Akush nuk kërkon llogari ndaj tyre. Edhe prokuroria ka rolin e saj dhe identifikimin. Unë i bëj thirrje prokurorisë që të veprojë shpejt dhe të zbardhë ngjarjet të cilat ndoikojnë në atmosferën e mirë që është krijuar.

Disa deklarime ndaj policisë në vlerësimin tim politik por dhe ligjor janë antikushtetuese dhe në shkelje të drejtëpërdrejtë të ligjit.

Personalisht dënon çdo akt dhune në procesin zgjedhor dhe duhen ndëshkuar ashpër me forcën e ligjit. Policia ka rolin e saj në parandalimin por të mos harrojmë se një rol të rëndësishëm ka policia e shtetit.

Flitet për disa ngjarje që  në dijeninë time i janë referuar prokurorisë dhe prokurorëve, por askush nuk kërkon hesap ndaj prokurorëve, të cilët kanë përgjegjësinë  e zbardhjes sa më të shpejtë të këtyre ngjarjeve,” tha Xhafaj.

DEKLARATA E PLOTË

Sot, me fillimin e një jave të re, shënohet edhe një moment i rëndësishëm historik për të gjithë shqiptarët ! Pas shumë kohësh dhe pas shumë e shumë përpjekjeve e sakrificave Vettingu fitoi !

Ndjejmë gjithë keqardhjen për kohën e humbur dhe energjitë e shpenzuara, vetëm për faktin se opozita, jo vetëm nuk u bë pjesë e këtij procesi jetik për të ardhmen e vendit, por më shumë akoma, tentoi ta bllokonte atë duke u ngujuar në çadër për më shumë se tre muaj.

Shqiptarët janë dëshmitarë të përpjekjeve të mëdha që NE bëmë për të reformuar sistemin e drejtësisë. Shumica dërrmuese e tyre kanë dëshiruar dhe kanë kërkuar fort që gjendja në sistemin e drejtësisë të ndryshonte rrënjësisht.

Procesi i reformës në drejtësi ishte një proces i gjatë, dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, për sa kohë shënonte një nga Reformat më të rëndësishme në historinë e këtyre 25 viteve të fundit. Në këto tre vjet u mbyll me sukses faza e parë e hartimit dhe miratimit të Reformës në Drejtësisë me ndryshimet kushtetuese dhe paketën ligjore që e shoqëron atë.

Sapo ka nisur faza e dytë e këtij procesi historik, ajo e zbatimit të Reformës në drejtësi, për të përgatitur më pas fazën tjetër të rëndësishme, pastrimin e politikës nga njerëzit e korruptuar, ndëshkimin e të gjithë atyre të zyrtarëve të lartë që në vite kanë cënuar dhe abuzuar me jetën, me pronën dhe me taksat e pasuritë e shqiptarëve, proces që do ta realizojnë gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur e me integritet.

Falë kontributit të çmuar të miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtar, SHBA, Bashkim Europian, dhe institucione të tjera, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre këtu, tashmë procesi i zbatimit të reformës në drejtësi konsiderohet i nisur. Rruga është pa kthim. Treni i drejtësisë do të mbërrijë në destinacionin e projektuar dhe të dëshiruar nga shqiptarët.

Ngritja e komisioneve të vettingut, i hap që sot dritën jeshile procesit për verifikimin dhe skanimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të sistemit të drejtësisë dhe më pas, konstituimit të të gjitha institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.

Segmente të politikës së korruptuar dhe koorporatës së kalbur të gjyqtarëve e prokurorëve, kanë kohë që ndjejnë frikën nga një sistem drejtësie të pavarur, me integritet dhe profesional.

Pengmarrësit dhe gjobaxhinjtë në gjykata dhe në prokurori jo vetëm do të përjashtohen nga sistemi, por për disa prej tyre ndëshkimi i ligjit nuk do të ndaloj me kaq.

Ndihem krenar që kam qenë pjesë dhe kam drejtuar procesin më të rëndësishëm reformues në këtë vend, atë të Reformës në Drejtësi, nga ideimi deri në përmbyllje të këtij procesi legjislativ të rëndësishëm.

Në përmbyllje të kësaj faze, një falenderim për të gjithë ata që besuan, punuan dhe kontribuan që ëndrrën e shqiptarëve ta bënim realitet, Fillimisht Kryeministrin Rama për mbështetjen e pakufizuar që i dha procesit, dhe pastaj me radhë kolegët e mi deputetë e veçanërisht anëtarët e komisionit të posaçëm parlamentar, partnerët e çmuar ndërkombëtarë, ekspertët shqiptarë që luajtën një rol kyç në këtë proces, median e pavarur si dhe cilindo tjetër që kontribuoi aktivisht në realizimin e këtij procesi.

Partia Socialiste, grupi i saj parlamentar, bëri të gjitha përpjekjet politike dhe ligjore, me kosto të lartë politike e institucionale dhe shqiptarët duhet ta mirëkuptojnë e vlerësojnë për këtë, vetëm e vetëm për të bërë të mundur, jetësimin e Reformimit të sistemit të drejtësisë.

Reforma në Drejtësi, është një angazhim dhe një premtim i bërë nga ne, në fillim të mandatit tonë dhe sot me krenari e themi se është një nga premtimet dhe angazhimet më të mëdha të mbajtura !

Ne jemi të vendosur që të luftojmë fort për të fituar edhe betejën tjetër, zbatimin reformës në drejtësi si garanci për të konsoliduar një demokraci funksionale dhe shtetin e së drejtës, si garanci për sistem drejtësie të ndershëm, të pavarur dhe profesional, si garanci për një qeverisje edhe më të mirë, më të drejtë e më shërbyese ndaj qytetarëve.

Shpresoj fort që 25 qershori të jetë dita që do të hapi epokën e njerëzve të drejtësisë për t’u ndarë përfundimisht nga epoka e zyrtarëve të inkriminuar dhe të korruptuar.

Uroj që 25 qershori të jetë dita që do të çeli epokën e shtetit të së drejtës, shtetit në shërbim të qytetarëve !

= = = = = = = = = =

Pyetje – Përgjigje me gazetarët

Ligji i vettingut ka filluar, por nuk i ka kaluar ende vështirësitë pasi Unioni i Gjyqtarëve e ka ankimuar në Kushtetuese, a keni një koment ?

Nuk pres ndonjë surprizë, normalisht koorporata ka bërë sulmin e radhës ndaj reformës, por është një sulm për t’u keqardhur. Edhe për një arsye të thjeshtë. Ligji i vettingut është një gjë e gjykuar sipas meje, e ka gjykuar njëherë Gjykata Kushtetuese mbështetur edhe në opinionin e tretë të rëndësishëm të Komisionit të Venecias.

Në opinion ka skepticizëm për emrat e zgjedhur në komisionet e vettingut. Ju besoni se do e justifikojnë ?!

Dua të jem i sinqertë. E mirëkuptoj këtë lloj skepticizmi dhe e pranoj. Ka arsye që ta kenë. Ky është një proces i vështirë, është vetëm fillimi i këtij procesi. Është bërë një përpjekje shumë e mirë për të përzgjedhur më të mirët, natyrisht midis të tyre mund të ketë ndoshta edhe njerëz të papërshtatshëm. Ngelet për t’u provuar në ditët në vijim, por unë jam shumë i bindur, se nëse ka të tillë, shumë shpejt, edhe ata nuk do të jenë më pjesë e këtyre strukturave.

Si do të funksionoje vettingu, si do ngrihen institucionet, procedurat teknike ?

Së pari do të duhet që këto struktura të mblidhen, të organizohen, të vi dhe pjesa e ONM, Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit që t’i bashkëngjitet tre strukturave, pra Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerët publikë dhe Kolegjit të Apelimit. Më pas në të njëjtën kohë do të duhet të ketë edhe disa rregulla për mënyrën se si do të funksionojnë, për kriteret dhe kushtet, detyrimet që duhet të plotësojnë anëtarët e këtyre strukturave dhe më pas është dhe procesi i përzgjedhjes së stafit që do të jetë në funksion të këtyre Komisioneve. Është një proces që do të hajë pak kohë, por është një proces i domosdoshëm për t’i hapur rrugë pastaj fillimit të procesit shumë shpejt për kalimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve.

Fillimisht nga hierarkia e sistemit, nga Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë e me radhë.

Si ish-ministër i Brendshëm ke një koment për akuzat që i janë adresuar Policisë ditët e fundit se nuk ka reaguar ndaj incidenteve të shënuara ndaj një force politike?

Përsa i përket pyetjes pavarësisht se nuk përkon shumë me temën po në një kuptim ka lidhjen e vet.

Më duhet të them se lidhur me pyetjen që ka të bëjë me Policinë e Shtetit dhe në këto momente rolin e Policisë së Shtetit në këtë proces.

Policia në vlerësimin tim nuk të bën forcë e parë dhe as nuk të pengon të bëhesh forcë e parë. Të tillë çdo forcë politike e bën vota e qytetarëve. E kundërta është një gjë e gabuar dhe një provë e dështuar në këtë vend. Policia në mendimin tim nuk mund të shërbejë si rrufepritëse për shkarkesat e tensioneve elektorale. Këto deklarime kundër policisë gjithmonë në vlerësimin tim politik, por edhe ligjor, janë antikushtetuese dhe në shkelje të drejtpërdrejt të ligjit.

Personalisht dënoj çdo akt dhune në procesin zgjedhor. Ato duhen ndëshkuar ashpër me forcën e ligjit. Policia ka rolin e saj në parandalimin e ngjarjeve të tilla, por të mos harrojmë që një rol të rëndësishëm ka Prokuroria e Shtetit. Flitet për disa ngjarje të cilat në dijeninë time i janë referuar të gjitha Prokurorisë dhe Prokurorit. Por askush nuk kërkon hesap ndaj prokurorëve, të cilët kanë përgjegjësinë e zbardhjes sa më shpejt të këtyre ngjarjeve. Edhe përdorimi i qëllimshëm apo i paqëllimshëm i ngjarjeve të tilla është i gabuar. Edhe policia ka rol në parandalimin dhe identifikimin, po rol të rëndësishëm ka dhe duhet të ketë prokurori. Në këtë rast unë i bëj thirrje Prokurorisë që të veprojë shpejt për të zbardhur ngjarje të tilla që cenojnë rëndë atmosferën e mirë të krijuar në këtë proces zgjedhor. Prokurorët nuk kanë pse të mbyllen në kuvlitë e tyre për të mbyllur shpejt dosjet e fundit, sa të hyjë në fuqi Kodi i Ri i Procedurës Penale, por duhet të merren me prioritet me këto lloj veprash penale nëse rezultojnë si të tilla për t’i zbardhur ato dhe për të çuar përpara drejtësisë përgjegjësit, në mënyrë që të dihet e vërteta dhe kryesorja të qetësohet klima e rënduar elektorale nga episode të tilla apo përpjekje për ta rënduar atë tej asaj që është në fakt.

Unë dëshiroj të vlerësoj me këtë rast edhe rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Z. Çako në këtë proces. Kam ndjekur përmes mediave një mesazh që ai i ka përcjellë strukturave vendore të policisë. Ishte një mesazh shumë profesional. Drejtuesit e Policisë së Shtetit duhet të ndëshkojnë ashpër çdo lloj përfshirje të çdo lloj punonjësi të Policisë së Shtetit në procese elektorale. Por nga ana tjetër dhe kjo është shumë e rëndësishme, Policia e Shtetit duhet të jetë shumë e ashpër, shumë e ashpër ndaj

çdo akti dhune dhe të godasë fort çdo element, çdo individ pavarësisht kujt force politike i përket që synon shitblerjen e votës në këtë vend, një fenomen i shëmtuar dhe i ndëshkueshëm penalisht. Policia Kriminale ka një përgjegjësi të rolit të dorës së parë në këtë proces natyrisht, por Prokuroria gjithashtu dhe shërbimet, institucionet e tjera ligjzbatuese në këtë vend kanë një rol shumë të rëndësishme në mënyrë që të ruhet shenjtëria e votës.

Mendoj se Policia e Shtetit është e angazhuar gjithashtu shumë pozitivisht siç është beteja ndaj kultivimit të kanabisit dhe është dukë bërë shumë mirë këtë detyrë dhe duhet përshëndetur dhe duhet përgëzuar se njëkohësisht po mban dy përgjegjësi të mëdha, mbështetjen, sigurinë në procesin zgjedhor dhe luftën për të realizuar qysh këtë objektivin që i ka vendosur vetes qeveria shqiptare për të pasur zero mbjellje të kanabisit dhe për ta hequr përfundimisht nga harta e vendeve kultivuese Shqipërinë.

Unë shpresoj dhe besoj që Policia e Shtetit do dijë t’i përballojë më së miri këto dy përgjegjësi të mëdha.

Dhe politika duhet të jetë më e qetë dhe të respektojë funksionet kushtetuese dhe ligjore të Policisë së Shtetit. E thënë me pak fjalë është momenti që politikanët të ruajnë qetësinë.

14 komente në “Fatmir Xhafaj i përgjigjet LSI-së: Policia nuk është rrufepritëse për të shkarkuar tensionet politike, vlerësoj rolin e Çakos”

  1. agim zeqo says:

    Zoti Xhafa coi perpara refomen ne drejtesi dhe beri nje pune te jashtezakonshme. E shkelqyer puna qe beri kunder cdo hipokriti e te korruptuari

  2. armando argjiri says:

    Reforma ne drejtesi eshte e rendesishme per vendin tone. Eshte jetike. Shpresoj qe te zbatohet sa me shpjet te jet e mundur

  3. Amir Rranga says:

    Plera si LSI dhe PD e kan bllokuar reformen deri tani. Drejtesia do te ece perapra dhe kjo fal Qeverise RAma

  4. ardit Janku says:

    Gjyqtaret e korruptuar te ketij sistemi te kalbur dhe prokuror te pasur nuk e duan kete reforme. Bene te pamunduren qe ta bllokonin por nuk ia arriten qellimit. TAshme reforma do te zbatohet.

  5. Andi Meta says:

    Reforma ne drejtesi esht nje nder reformat me te rendesishme te kesaj qeverie fale impenjimit te Z.Xhafa dhe te tjereve qe e kane mbeshtetur pavaresisht pengesave te dala nga opozita apo lsi. Nje bravo e madhe per zotin Xhafa

  6. Elis Rusi says:

    Erdhi dita qe shqiperia te kete sistem drejtesie ku sundon ligji dhe jo korrupsioni dhe mafja. Kjo fal Fatmir Xhafes dhe PS

  7. Ermir Gjata says:

    PO normale o Zoti xhafa . keta jan mesuar qe cdo gje qe ndodh ne Shqiperi tja hedhin fajin policise. Edhe sa te pa fytyre qe jane qe policia ne keto vite ka ndryshuar si nata me diten . Prokuroret e korruptuar nukmund te bejne asgje per kete pjes. deri sa tju vije dite e reformes e vetingut te gjitheve …

  8. artur hoxha says:

    zoti xhafa ju pergezoj per miratimin e reformes .ato qe nuk e besuan sot nuk ju vjen mire pasi e din se cdo te thot veting

  9. ari says:

    Policia po ben me se miri detyren e saj . Kush preket nga kjo duhet te mesohet s3 ka ikur koha e te paprekshmeve

  10. bekim gjeci says:

    shqiperia fale jush do te provoje nje sistem tjeter,te ngjashem me vendet europiane dhe amerikane,kjo vetem fale besimit qe zoti xhafa kishte.

  11. Eli soni says:

    Zoti xhafa keni bere nje pune t palodhir ne drejtimin e reforems dhe ministrise se brndshme duke i bere nder policise dhe gjith venditt..

  12. ken bebo says:

    kjo reforme do te thot shume,nje te ardhme qe me ne fund e kemi pritur ,mafja sdo te sundoje me

  13. Kasemi says:

    Te ben moral nje i pamoralshem, nje Xhafa i lidhur me skafiste e hajdute. Vdes te behet minister i brendshem, ndaj dhe i lepihet Rames qe tha se minister te brendshem do veje prape Xhafen. Rilindje e mbaruar me sojin e Xhafes, larg sa me shume nga te tillet.

  14. ado aranga says:

    te besh reforme do te thot te hedhesh posht ate qe per shum kohe ka mbizoteruar ne nje sistem,kjo reforme do te preki drejtesine qe esht e vetmja fush qe ka problemet me te medha,me ne fund gjerat do te stabilizohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje