Atyre që kanë qenë nëpër plazhe të botës nuk mund t’u kenë shpëtuar sysh animatorët turistikë, të cilët paguhen për të argëtuar pushuesit. Janë ata që organizojnë e improvizojnë lojëra, kërkojnë ndërveprimin me spektatorin, hedhin batuta që janë “me t’futme”, e në përgjithësi bëjnë një lloj humori të lehtë 20-qindarkësh që, duke qenë se është fjala për një plazh, nuk të rëndet; përkundrazi. Këtë formë ka marrë edhe fushata elektorale në Shqipëri. Është një tourist entertainment. Votuesit janë pushuesit. Ndërsa politikanët janë gaztorët, janë ata që bëjnë gallatë, që tregojnë barsoleta, që i ftojnë spektatorët-votues që të ndërveprojnë me ta. Meta është rrekur ta prishë këtë atmosferë “pushimesh”, pasi ka folur për armë (do të kthehem më pas te ky argument), por nuk ia ka dalë dot. Kjo fushatë ka mbetur e lehtë, çlodhëse, zbavitëse. Gati-gati ka qenë një “nxemje” që shqiptarët po bëjnë para shtendosjes së pushimeve të verës. Nëse bëjmë një krahasim me fushata të shkuara, nuk është për t’u ankuar. Fushatat e shkuara kanë qenë të egra, të dhunshme e të zbrazëta prej ideve. Kjo e tanishmja ka ruajtur veç zbrazëtinë. Për të tjerat, është thjesht një spektakël banal.
Në gjithë këtë spektakël bie në sy Edi Rama. Ai po sillet shí sikur të kishte lindur për të qenë një animator turistik. Ndoshta e ka edhe ai vetë këtë ndjesi. Kur çohet në mëngjes e vesh tutat e atletet e fushatës, tok me bluzën e këmishën e bardhë (me që ra fjala, kështu vishen dhe animatorët turistikë), me siguri jeton me idenë se jashtë shtëpisë nuk e presin votues që duan përgjigje për shqetësimet e mëdha të tyret, por spektatorë që duan të vrasin kohën me qyfyre e gallatë. Të jep përshtypjen se gjatë ditës, sidomos gjatë kohës që e bartin me makinë nga një plazh (oh, kërkoj ndjesë: tubim) në tjetrin, mendon veç për batutat e radhës, të cilat i hedh ashtu shpenguar mes fjalëve kazan, tepsi, timon, tavë, byrek etj. etj. Dhe në fund, kur kthehet në shtëpi, si për t’i vënë një qershizë tortës së ditës elektorale, hap laptopin e futet në facebook. Ky është momenti që ai e shijon në mënyrë të veçantë. Bashkëbiseduesit i ka në largësi, anonimë, rëndom idiotë, sikur t’i kishte zgjedhur dikush me dorë në mënyrë që Rama vetë të shkëlqejë si kallaji mes bakëreve. Dhe fillon me ta një bashkëbisedim, në të cilin ai i lejon të tjerët të jenë të paedukatë me synimin që ai të ketë një motiv për t’i fyer, për t’i përbuzur, për t’i vënë në lojë. Bën vaki që ndonjë mik facebooku mund të tentojë t’i ngrejë ndonjë çështje me rëndësi, apo ta fusë në një si brainstorming session, por ai është i dhënë pas atyre që nuk dinë të shkruajnë, që nuk dinë të lidhin dy fjalë e që mezi presin të shijojnë animacionin turistik të radhës. Mes këtyre e ka të sigurt shkëlqimin, ashtu siç e ka të sigurt që nëpër portale, ku ai çon pasazhe nga këto biseda facebooku, do ketë lexues që do thonë: “Ça garipi që është! Ku i shkon mendja, mor aman?”. Dhe këtyre, më shumë se gjithçka u pëlqen veshja me tuta e me atlete. Se mos vetëm atyre. Edhe Edi Ramës vetë i pëlqen shumë që vishet me tuta e atlete. Të ngjan se i ngjan se ka bërë gjetjen e shekullit, dhe se është duke u çuditur se si në shtypin e huaj nuk po flasin për këtë personazh novator, që po u jep dermën të gjitha praktikave botërore në lëmin e etikës e etiketës politike e publike. As që i shkon në mendje se me poturet e tij, me të cilat shfaqet në mitingje, në studio televizive, në zyrën e kryeministrisë apo edhe në parlament, thjesht i ka shtuar banalitetin kësaj fushate, që banale do ishte, gjithsesi.
Dhe në këtë teatër banal japin një dorë edhe të tjerët. Merrni Lulzim Bashën, për shembull. Ky ka guximin që askush në politikë nuk do ta kishte për të krijuar një fabul nga hiçi. Ju kujtohet? Ai foli si pa dashje, në një tubim elektoral, për një takim të tijin me Trumpin që do të ndodhte në ditët e ardhshme. Pas kësaj, mori rrugën i biri botës për në Amerikë. Prej andej na dërgoi një fotografi, ku duket ky e Trumpi. Dihet se si është marrë kjo fotografi, ashtu siç dihet se e gjithë kjo histori nuk është asgjë më shumë sesa kjo fotografi. Mirëpo Lulzim Basha nuk është se mjaftohet të dërgojë në Tiranë fotografinë, dhe të vihet të presë që ndonjë votues-peshk, i tipit të atyre miqve të Edi Ramës në facebook, ta hajë këtë karrem. Jo, ai porosit rrethin e gazetarët e tij në Tiranë që takimin fluturak me Presidentin Trump ta shesin si një ngjarje të madhe. Këta këshilltarë e gazetarë shtyhen edhe më tej. Lajmërojnë militantët të dalin në Rinas e ta presin Bashën pas kësaj vizite që veç vizitë nuk mund të quhet. Dhe Basha as kuqet, as zverdhet prej bujës së inskenuar. Përkundrazi, fillon e flet para tyre për “takimin e madh” që ka pasur me Trumpin. Dhe nuk ndalet këtu. Shkon dhe te “Zona e Lirë” që të flasë për faktin që ai ka vendosur kontakte të rëndësishme me shpurën e Trumpit, që ai është kanakari i vetëm i Washingtonit në Tiranë, e që ai i ka shpjeguar kreut të Shtëpisë së Bardhë programin e vet ekonomik gjatë takimit 4-minutësh që ai ka pasur me të!!!! Më vjen t’i them: Lulzim Basha, në këto momente të jetës së vet politike, Donad J. Trumpi do të të kishte kushtuar 4 minuta veç nëse ti do të kishe qenë ndonjë fotomodele që ai, për qejf të vet e siç e ka patur zakon, do të mund ta ndukte nga p…. Ndryshe, katër minuta nuk mund të t’i jepte. Të kuptohemi, në thelb asgjë nuk ndryshon edhe sikur të kesh folur katër minuta, apo më shumë sesa kaq. Por unë jam i sigurt se ti ke qëndruar me Trumpin aq sa i është dashur fotografit zyrtar të veprimtarisë, ku ke marrë pjesë në këmbim të një pagese, për ta shkrepur aparatin, d.m.th. e shumta 10 sekonda. Sikur të më japësh prova se ke qëndruar qoftë edhe një sekondë më tepër me Trumpin, unë të jap fjalën se do bëj deri në zgjedhjet e ardhshme, pa pagesë, artikuj pro teje në gazetën RD.
Vijmë tani te rasti i Ilir Metës. Më saktë, te zotimi që ai mori: “Unë do të armatos popullin…”!!!! Tani, secili mund ta kuptojë gjendjen e Metës. Dy të mëdhenjtë janë bërë bashkë me synimin për ta zhdukur LSI-në nga faqja e dheut. Pas marrëveshjes, Rama e Basha jo vetëm po bëjnë një fushatë të koordinuar kundër Metës, duke e paraqitur LSI-në si të keqen e madhe të vendit (deri para marrëveshjes, qoftë njëri, qoftë tjetri, çfarë nuk do jepnin që Meta të shpallte aleancën me ta), por edhe kanë filluar aksionin e spastrimit të administratës prej LSI-stëve. Dhe keqardhja nuk është se po largohen ca lsi-stë. Jo, puna është se kanë filluar të krijojnë që tani vendet bosh në administratë për demokratët. Shtojmë këtu edhe rastin e aktivistit të Lezhës, që nuk dihet se kush, e se pse, e ka dhunuar, por dihet që nuk është as i PS-së, as i PD-së; është i LSI-së. Shtojmë edhe thirrjen e Ramës në Kuçovë për të mobilizuar policët si agjentë elektoralë të tijtë (Të lë pa fjalë kjo thirrje. Të ketë qenë i dehur, vallë? Dhe nga PD-ja nuk pati asnjë reagim!!!). Shtojmë edhe ndonjë gjë tjetër, po të doni. Por asgjë nga këto, madje edhe shumë më tepër sesa kaq, nuk i jep asnjë kuptim apelit për t’u armatosur. Britma e Metës, ashtu si dhe britma e Bashës gjatë kohës së çadrës se “nëse duan luftë, luftë do kenë”, janë – për ta thënë me mirësjellje – të çmendura.
Meta ka edhe një rrethanë rënduese në këtë mes. Ai është duke bërë fushatën e jetës së vet këtë herë, mirëpo ka zgjedhur momentin më të gabuar, pasi ndërkohë ai është zgjedhur President i Republikës. Sikur të mundte të shkëputej për fare nga LSI-ja, ai mund të bëhej një president i mirë. Por nëse nuk ka fuqi të shkëputet (e gjasat janë që të mos ketë fuqi: LSI-ja është gjithçka për të), ai do bënte mirë të tërhiqej nga detyra e Presidentit. Sa nuk është vonë. E kjo nuk do të thotë se në këtë rast do ishte i përligjur të bënte thirrje për armatosje. Jo, thirrje të kësaj natyre do ishin të çmendura, gjithsesi.(Mapo)
Nese dikush do te me pyeste,se cila eshte e mira e vetme e Edi Rames,pergjigjja ime do te ishte kjo: se tall biithen edhe me gazetaret dhe analistet qe e mbeshtesin.
C’ka eshte edhe rasti i analistit krahinor,Muc Nanos.Nje sqarim i vockel.Me thone shpesh, se pse e quaj Mustafa Nanon ,krahinor!Une e quaj keshtu,per shkak se Mustafa Nano jo vetem qe ka nje alergji te shprehur per verioret,por edhe nje urrejtje patollogjike po ashtu te shprehur.Arsyet se nga buron kjo urrejtje, nuk i di.Mbase mund te jene thjeshte per shkak te eksperiences personale,ose per shkak te Sali Berishes qe eshte nga Veriu.Ose te dyja bashke.Gjithsesi,kjo nuk ka rendesi.
Te shkruash keshtu sic ka bere Muci sot,eshte te mundohesh te banalizosh gjendjen e ndere dhe shume te rrezikshme politike keto ditet e fundit,mes dy partive te majta qe kane qeverisur Shqiperine per keto 4 vite.Mes Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim.
Ka nje dhune qe po pershkalelzohet nga dita ne dite,nga ora ne ore.Pritet qe kete zhvillime edhe me te renda.
Ka nje dhune,kryesisht e bere nga falangat e krimit te mobilizuara dhe organizuara nga Partia Socialiste,kunder LSI-se dhe simpatizanteve te saj.
Kerrleshja,deri ne dhune fizike,deri ne pegjakje,plagosje me arme,dhe kercenime per vdekje,mes PS-se dhe LSI-se – ja,kjo eshte e cuditshmja e kesaj fushate.
Perplasja,kacafytja,pergjakja e militanteve te PS-se dhe atyre te LSI-se ,e dy partive qe kane bashkeqeverisur – ja,kjo eshte e cuditshmja e kesaj fushate.
Pikerisht pse eshte kjo,analisti krahinor Mustafa Nano,na flet per poturet e Edi Rames,perpiqet te perqeshe( me zgerdheshje) takimin Basha-Trump,qe i ka bere te kopin kundershtaret dhe dashakeqet e Bashes,apo te “keshilloje” patriotin e vet ( dhe meqe eshte i tille,tregohet paksa i bute me tradhetarin,qe flirton me malokun Berishe…) Meta te mos bej kercenime ose te jape doreheqje nga posti i ri.
Jo,more Muc,jo!
Nuk jane poturet e Rames,takimet e Bashes apo shperthimet e Metes, cudite e kesaj fushate.
Cudia eshte nje dhe vetem nje.Ajo e ka emrin lufte e eger deri ne kafsheri mes dy ortakeve qe kane bashkeqeverisur Shqiperine ne 2013-2017.
Ajo e ka emrin lufte per jete a vdekje, mes PS-se dhe LSI-se.
Ajo e ka emrin lufte per jete a vdekje,mes Rames dhe Metes.
Si sot ,kater vite me pare, analisti krahinor Mustafa Nano, pat bere ate thirrjen e famshme,por po aq e ca me shume bile te turpshme: Qelbesira te gjithe Shqiperise,bashkohuni per te mundur Sali Berisha…!!!
Qelbesirat u bashkuan.E keshtu u krijua Aleanca e Qelbesirave.
Per kater vite qeverisi shqitparet ,Aleanca e Qelbesirave.
Ja,ku jemi sot : po shqyejne njera-tjetren,qelbesirat!
Ja,kjo eshte cudia e vetme e kesaj fushate.
O shqiptare! Ju qe nuk jeni infektuar nga virusi i tmerrshem qe po terbon Aleancen e Qelbesirave,a mund t’u besohet edhe njehere Shqiperia jone,ketyre maskarenjeve,qe per pak pushtet, po pergjakin shtazerisht njeri-tjetrin?!
O Muc Nano po mire mo ju analista gazetare pronare medjash a ca dreqin jeni ju cfare fushate ju pelqen ajo qe eshte bere tash 27 vjete ajo e Sali Berishes tuj sha kundershtaret me liber shpie tuj shpif per te gjithe dhe me shpenzime marramendse tuj grumbullu me mijra vete tuj cu nga shume qytete te Shqiperise ne ate qytet qe organizonte mitingun dhe te gjitha ato shpenzime me leket e taksave tona aman more po a ju kujtohen ato makinat te marrura ne Itali me do zhgarravina qe leviznin neper te gjitha qytetet e shqiperise ata pare kush i pagunte Sala me Lulin apo taksat e populli..t Ju ne vend qe te thoni bravo Edi Rama qe ndryshove modelin me te cuditshem te fushatave dhe me te paperballushme nga buxheti i shtetit e tashti po behen me grupe te vogla si nga ana e tij ashtu po i detyron edhe te tjeret
Muc Nano jep me vertetesi se si mendon nje katundar duke pare kete fushate.Une nuk e di se nga i buron kjo, eshte psikolog apo eshte thjesht katunar dmth vetja e vet.
BRAVO NANO.KY ANALISTI PAS TIJ ESHTE B.Q I LESHELISE.META E P.E TIJ ESHTE FATKEQSI KOMBRTARE SE E KA MBAJTUR NJE DORE NE REVANI E TJETREN NE BAKLLAVA.DHE ME BLERJE VOTASH KA SHTUAR ELEKTORAT.E TASHME PO I DEL BOJA NE ÇDI QARK.DHE LIKJA DO SHKARKOHET SI PRESIDENT DHE KY DO JET FUNDI TIJ SI POLITIKAN MAJMUN..!
Ne analize te fundit, Muc Nano, Skypion-i i Temes, por edhe vete Mero Baze, shpesh here, duken si komentatoret sportive qe mblidhen tek Hygerta Sako per te shprehur preferencat dhe kritikat e tyre per skuadrat, apo lojtaret perkates. Kjo klase politike nuk mund te trajtohet si Federate sportive qe zbavit njerezit kundrejt cmimit simbolik te biletave. Ajo eshte kanceri qe po i merr frymen Shqiperise dhe duhet trajtuar si nje trup i huaj qe duhet te largohet me cdo mjet nga skena dhe ekranet shqiptare. Bojkotoni Mafien politike dhe zgjidhni alternativa te reja!
Qelbesire Je Ti o Skypion dhe bashke me banditet Sali Gerdeci dhe Lul Sumkapuci.Ti kerkon te mbulosh Diellin me Shoshe ,po kjo gje nuk ndodh.Prite se Po vjen Vetingu dhe shpejt do te shikosh se ku do te vene Sali Krimineli Like Hajdut-Floriri dhe shpurat e tyre.Po si nuk thua nje fjale per akuzen e Sali Gerdecit per vjedhjen e Thesarit nga Like Floriri? Pse nuk e denoncon Sali Krimineli Liken ne Institucionet kompetente ?.Atehere duke e lene pergjysem behet drejt persedrejti Bashkepuntor dhe e deklarojne sheshit se jane Miq per Koke.
Muc Nanos ti i vjen anes.Ti je nje Brinjar i Mjere ,pa moral dhe sherbetor i bindur i Zotit Macok-Saliu
Kontradiktat midis Ps-te dhe LSI-e,midis Edi Rames dhe Metes,jane duaret e Sali Berishes dhe te lulezim Bashes.Ata po punojne shume mire ne favor te tyre,me qellim qe te grinden midis njeri tjerit e te fitoi Berisha me Bashen.Eshte politike e thelle kjo.Por me budalla ne kete mes eshte Meta,qe,u ekspozua shume ne popull si mik i ngusht i Sali Beeishes.Kaq deshi Berisha dhe po noton ne ujrat e trubullta deri sa te kthjellohen ne zyrat e SHQUPI-t. Kjo eshte si ajo fabula e ujkut me tre qet.
me pelqen veshja me tuta dhe e folura me batuta, e fresket, e zhdervjellet, relakuese. tamam per fushate nga nje cep I shqiperise ne tjetrin.
me mire me tuta, atlete dhe biseda te pa sforcuara se sa me teritale, bazooka dhe ne gjendje transi deri ne humbje ndjenjash.
kaq e pati me I mencuri I skraparllinjve. me nje levizje te pa pritur nga rama, per te cilin mendonte se mund ta shantazhonte kur ti dinte trapi, e humbi komplet masken e qetesise dhe te dashurise te punuar me aq kujdes dhe u kthye ne skllav te inatit gjenetik proverbial.
cfare karakteri, I prere per te udhehequr fisin hutu dretj genocidit te radhes ne token e zululandit.
hall I madh meskraparlline … ka thene nje koke e madhe.
Na rrofsh k…. o Skypion,po si mund te te besojme ty para Muc skrapaliut,ti je nje militant i rendomte qe diku kafshon edhe ti thelen e byrekut
Muci eshte nga ata qe ja tha cope atij Lul bythes tende,distancohu nga plaku Mere dhe une do vi ne cader te bashkojme kauzat tona,duke i dale Rames ndesh,qe me thene te drejten nuk se e ka lavderuar ne keto 4 vjet,perkundrazi.
Nje analize e mire per situaten politike ne Shqiperi ku vetem tallje gjen po kur jo nivel e kur jo propozime se si do permiresohet qeverisja, si e nga kush do investohet, ku etj
Qe facebookgji i yne eshte duke u idiotisuar me percjelljen e tij pathologjike ne FB po shihet tash . Ajo qe na befason eshte pse ky kryeminister gjen kenaqesi aty? Au royaume des aveugles,les borgnes sont roi, e ky ka vendos te jete mbret ne boten e qorrave! Zgedhja mjerane e tij, apo niveli intelektual i vertet i tij?
Sa per paraqitjen e tij lishe ‘modern’ , eshte aq démodé sot ky stil, sa te kujton vitet 70 kur te gjithe dojshin me u treguar ‘cool’
Sot modernizmi eshte te jesh si Trudeau apo Macron qe gjithmone jane chic me kostum kravat, po natural, se kostumin e kravaten e veshin qe kur kane lindur edhe jane’ cool’, pas pasur nevoje me treguar me veshjen e tyre se jane’ coo’ e mire l ne trute e tyre!…
une per veti as nuk e lexoj me edi Ramen, se me vjen keq per te .
pra pres nje’ upgrade’ nga ai .