Basha flet për koalicionin me PS-në: Rama do të bashkohet me ne

20 Qershor 2017, 11:53Politika TEMA

Lulzim Basha ka thënë nga Kavaja, se Rama kërkon t’i bashkohet “Republikës së re”.

“Ai e ndjen se ky bashkim i madh është i pathyeshëm, i pamposhtshëm, është bashkimi kombëtar në 25 qershor.

Ndaj po bën çdo përpjekje të ngjitet si vagoni i fundit trenit të fitores së Republikës së re, por nuk ka dhe nuk mund të ketë vend në këtë tren për krimin, korrupsionin, taksat e larta, për shtypjen e qytetarëve”, deklaroi Basha në mitingun përmbyllës në Kavajë.

Prej kohësh flitet për një koalicion të mundshëm PD-PS pas zgjedhjeve të 25 qershorit, që pas marrëveshjes së 17 majit Rama-Basha.

Kjo mundësi nuk u përjashtua as nga kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që edhe gjatë fushatës, Basha e Rama janë treguar të kujdesshëm të mos e sulmojnë fort njëri-tjetrin, por janë marrë më shumë me LSI-në.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje