A është Aleksandër Frangaj kazan? Ja si përgjigjet Rama...

20 Qershor 2017, 09:17Politika TEMA

Në emisionin e mbrëmshëm, Ylli Rakipi e ka pyetur kryeministrin Edi Rama për pronarët e mediave, duke qenë se ky i fundit shumë prej gazetarëve i ka quajtur kazanë.

Por, ndërsa për gazetarët Rama u shpreh pa doreza përballë Arjan Çanit, për pronarët e mediave është treguar i rezervuar, duke mos u përgjigjur.

Ai thjesht ka thënë se faji i tyre, është vetëm që lejojnë këtë gazetari.

Rakipi: Pronarët e mediave janë kazanë? Sandri është kazan?

Rama: Unë nuk kam gjë personale. Këta kanë një mëkat si pronarë, që pranojnë nivelin e gazetarisë, ky nivel gazetarie …

Rakipi: Po për Vjollcën e Topit, çmendim ke, është kazan? Po përgjigju a ke një mendim?

Rama: Jo po të flas edhe për Irfanin (pronari i Nevs 24).

Rakipi: Po edhe Irfani, kazan apo jo kazan? e pyeti Rakipi.

Rama: Këta kanë një mëkat si pronarë, që pranojnë nivelin e gazetarisë që bëni ju …

16 komente në “A është Aleksandër Frangaj kazan? Ja si përgjigjet Rama…”

  1. Pjetri says:

    Llic, (ne shkodranisht i dhjere), nuk ta mban me fole, ti je pjese e kazanit, por ajo e djegura qe sipas bestytnive nuk duhet henger sepse kur te martohesh bie shi.

    1. Sela says:

      O Pjetruk.
      Une s’kam ndigju ndonjihere fjalen llic.
      Po ti me duket se kenke dhic.

    2. arbereshi says:

      Pjeter Llic, pronari eshte pronar nuk eshte gazetar, po te jete pronari i zoti nuk lejon qe gazetaria te behet uturak por keta jane rastesisht pronare gazetash dhe jo se jane gazetare qe u bene pronar. Nuk e di o Pjeter a kuptove gje por pjetrat dhe pjeprat nuk ndryshojne shume sidomos kur jane qe te dy shkodrane

  2. BK says:

    Plotesisht e drejte pergjigja, sidomos kur ia thote Rakipit. Te vjen Kryeministri ne studio dhe gjate gjithe emisionit i drejtohesh me “ti”, i nderpret fjalen pa pike edukate. E vetmja pergatitje qe ben per emisionin eshte te vrasesh mendjen se si ta ofendosh. Gazetar i ndyre, pa edukate, i papergatitur, halabak fare. Palé kur fton disa analiste dhe e kthen emisionin ne nje cerdhe intrigash e hipokrizishe nga me te shpifurat.

  3. Zhin Zhoni says:

    Gjithmonë mendoja se nuk nuk do të kishte njeri me injorant se Arian Çani, por kur pash mbreme Ylli Rakipin, u trondita sesa thellë qenka fundi i halese se medias shqiptare.
    Zot na ruaj !

    1. The Punisher says:

      Zhin Zhoni…mi more fjalet nga goja.

  4. LORA says:

    Nese per publikun shumica e mediave jane grope septike,,,,per Kryeministrin jane Kazan.
    Duket se ylli rakipi dhe yll-rat e tjere nuk dun me dit per publikun,,,,u dhemb vetem kazani.

  5. WEB says:

    Qe liveli i gazetarise shqiptare eshte baraz me nje hale te madhe informatike pa baze ,pa nder e pa qeder kjo dihet .Dhe keto te fundit me te drejte kur pyetjet qe behen ,behen jo ne livel informativ per publikun por kane qellim vetem diskretitimin e personit te ftuar apo te intervistuar .Nje lloj marrjeje ne pyetje si ne hetuesine e organeve te enver hoxhes .Gezetari i sherben publikut dhe si i tille nuk duhet te jete ne asnje krah ,duhet te jete asnjanjes dhe realist .Por kur me shume se dy ore kerkon te vesh tjetrin me shpatulla ne mur kjo e kalon kufirin e informacionit ,dhe profesionit te gazetarit ,duke u futur ne emisione livel bagetish .Njelloj si intervista e ylli rakipit dje me ramen .Skandalose ,pa etike ,pa kripe dhe bajate

  6. uskania says:

    Fajin e ka dhe Rama, qe shkon e degjon pordhat e Ylli Rakip VEFA.

  7. Pjetri says:

    Mos e keqkuptoni, llic kam quajtur k-ministrin qe nuk mund te dale nga kazani i Sandrit.

  8. Xen deledashi says:

    Nga emisioni mbreme, dukej haptazi qe dhjari Rakipi kishte ndërmarë një hakmarrje personale kundër Ramës ngaqë ë quajti punën e tij “kazan fare” !
    Rama duhet të mendohet me mire para se të futet nëpër halera si studio e Çanit apo Rakipit. Injorantët duhet lënë gjithmonë të izoluar e neglizhuar

  9. Kasemi says:

    Gazetar pa nivel. Si mund te shkoje nje kryeminister tek ata dhe te degjoje vetem fyerje. Kjo eshte media, qe tu thote njerze ja mblodhem Rames. Bir, Selua, i nenes…

  10. Fier says:

    E bojkotoni,mos e coni te keto llojë intervistash” pa lidhje.Ofebdon te ftuarin,ofendon shimuesit,asnje nivel minimal,jo kazan por hale fare ky barboni

  11. erti says:

    Rakipi ishte komplet i dehur dhe i binte fyellit me nje vrime.Jo kazan po fundi i kazanit

  12. Pjetri says:

    Sele(Sale),Arberesh, me falni se ju shava Sandrin.

  13. EDI RAMA: " PROBLEMI ËSHTË KORRUPSIONI ENDEMIK POPULLOR " Shtator 2013 France Internacional says:

    Krye/katuristi ne thelb nuk eshte kunder OLIGARKISE.
    Perpara 48 muajsh ( ti) beje me gisht vetem Berishen dhe Meten.
    Perpara 46 muajsh (ti) papritur harrove Ilirin dhe beje me gisht vetem Saliun.
    Perpara 44 muajsh (ti) papritur harrove Eliten dhe deklarove ne media nderkombetare se korrupsioni elitar shqiptar s’eshte problemi kryesor.
    Edi Rama: “Nuk besoj se Republika e Kosovës apo e Shqipërisë vuajnë nga korrupsioni në elita më shumë se Rumania, Bullgaria apo Hungaria.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje