Rasti i biznesmenit shqiptar në Greqi që akuzohet se drejton një rrjet të kokainës, ka bërë bujë në opinionin publik.
Mediat greke po i kushtojnë tepër rëndësi rastit të shqiptarit Arian S. 54 vjeç, biznesmen nga Shqipëria dhe që zotëron një kompani të tregtimit të gazit natyror dhe karburanteve.
Ai jeton në Kavuri, lagje në periferi të Athinës.
Televizioni grek “Star” ka shkuar në rezidencën e biznesmenit shqiptar.
Një shtëpi tepër luksoze në një nga zonat më të shtenjta të Athinë, makina dhe orendi luksoze, raporton ky televizion.
Por para trupës gjykuese në Greqi, biznesmeni shqiptar nga Fieri mohoi që të ishte përfshirë në këtë rrjet trafiku.
Ai tha se është president i një kompanie gazi në Shqipëri dhe është biznesmen i suksesshëm, kështu që s’ka nevojë të merret me trafik droge për të pasur të ardhura financiare.
Por, hetimet e autoriteteve greke dhe DEA-s amerikane thonë se Arian S. ishte “truri” i rrjetit të kokainës.
Hetuesit grekë thonë se kanë regjistruar biseda të anëtarëve të rrjetit të drogës me klientët. 54-vjeçari shqiptar kishte lidhje direkte me kartelin e drogës “Cali” në Kolumbi, e cila dërgoi në Ballkan kokainën të maskuar me logon e “PlayBoy”.
Bashkë me biznesmenin shqiptar, u arrestuan edhe 3 shqiptarë të tjerë dhe biznesmeni grek Sakis Karatzounis, biznesmen karburantesh gjithashtu dhe ish-president i ekipit të futbollit të Larisas.
hajt se nuk je i pari, te gjithe keshtu jeni fara e juaj, biznesmene te suksesshemmmmmm, po pa trafikun e droges nuk jetoni dot. Tani ka ndryshuar situata po vite me pare te gjithe keta biznesmenet e droges, ndertuesit e droge etj;, ishin miqte me te ngushte te shefit te antidroges per gjithe republiken.
Ti kalosh sa me mire pushimet,o”biznesmen”,por ne Gerqin eMicoqimes(teqit),nuk i gjen dot Gjin Gjonetplay boy,mbae ne byth nashi.
Antidroga, ti sikur je gjykates ne Athine, dhe jo koker Kur…ne te arushes.Mos fol shume po shiko hallet e tua kur te denohet nga gjykata mund tja thuash vetes ndo nje komentar por ketu mos na bej moral se skemi nevoje…fare kur…qeke prandaj flet anonim..