Durrës: Dëshmitarja e Jehovait tenton të vrasë veten. Akuzat e forta të babait

19 Qershor 2017, 17:23Kronika TEMA

Një vajzë 24-vjecare ka tentuar që ti japë fund jetës në qytetin e Durrësit. Sipas informacione paraprake bëhet e ditur se vajza është zbuluar në kohë nga i ati i saj, i cili për këtë ngjarje ka akuzuar dy misionare të Kishës së Jehovait në Durrës. Sipas A.D, 46 vjeç, vajza e tij Sh.D, 24 vjeç kishte njohur përpara dy muajsh misionaret në fjalë.

Gjithashtu ai pretendon se misionaret e lartpërmendura i kanë dërguar mesazhe në telefon me përmbajtje të çuditshme.

46-vjeçari ka thënë se shkaktaret që e çuan vajzën e tij në tentativën për vetëvrasje janë shtetaset M.M, C.H,  që të dyja nga 20 vjeçe.

“Nisur nga ndryshimi i sjelljes së vajzës sime unë ngrita dyshime. Kontrollova telefonin e saj dhe gjeta mesazhe të ndryshme, të dërguara nga dy vajzat e lartpërmendura. Në njërin prej tyre, misionaret i kishin shkruar se ajo është si një engjëll. Kjo më shtoi edhe më shumë dyshimet”, ka thënë 46-vjeçari.

Nisur nga këto fakte, babai po e mbante në vëzhgim të bijën dhe një ditë më parë e ka gjetur në tentativë duke prerë damarët e dorës së majtë. Fatmirësisht ai e ka kapur në kohë dhe e reja nuk ka arritur që të finalizojë qëllimin e saj.  I alarmuar, ai i është drejtuar policisë për të denoncuar rastin në fjalë. Madje ai kishte marrë me vete edhe të bijën që të dëshmonte, e cila aktualisht është studente.

9 komente në “Durrës: Dëshmitarja e Jehovait tenton të vrasë veten. Akuzat e forta të babait”

  1. Cadra ka per te gjithe po ska cadrista says:

    Enver hoxha hej tungjatjeta
    Sa kto male e sa kto shkrepa

    1. ti je muslimon,mos komento per KRISTIANIZMIN,ti je zhuls shkretetire..........allah uakbar! says:

      Laveri ishte peder sunit me i ndyre se nje i tredhur ”jahova”……………
      jane pikerisht plehrat e Laverit gjithe keta te tredhur[atheoi] qe kane mbushur rradhet e jahova-it.

  2. spartaku says:

    Mjere ata njerez qe u binden propagandes se deshmitareve te jehovait.Kjo eshte nje organizate fetare vetem per te keqen e njerzeve.Propaganda e tyre fetare eshte fatale dhe me fund te keq.Larg nga ata.Vetem feja ortodokse eshte e paster dhe e drejte.

    1. Tirona4Ever says:

      O Spartak, fshihe pak injorancen (dhe urrejten qe ta ushqejne ata qe te kane shpelare mendjen), mos e trego kaq hapur …. Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, thotë gazetar-injoranca, pastaj ia vesh DJ-ve … Apo hedh budallai një gur në lumë dhe oburra të gjithë ….

  3. Tirona4Ever says:

    O injorante gazetare, Kisha e Shenjtoreve te Diteve te Mevonshme jane MORMONET, o idiote, jo Deshmitaret e Jehovait… E mytet kete popull me genjeshtra e dezinformim…. TUUUURPPP!!!!!!!

  4. vlora.vlora says:

    russia ku dhe eshte krijuar fillimisht organizata,e cilesoi para nje muaj si organizate teroristesh dhe ndaloi veprimtarine e saj ,pse ne shqiperi vazhdojne akoma ,kur ka pasur vdekje dhe zhdukje pasurish

  5. Bonehead says:

    Duhet të jesh një injorant i pa korrigjueshëm që të mos e kuptosh që kjo vajzë ka qenë tepër e depresuar edhe sapo pa një rrugëzgjidhje të shpejtëe mori, fatkeqësisht ajo zgjidhje ishte tentative e vetëvrasjes.
    Mos e shikoni hallin edhe problemin vetëm tek tjetri.
    I uroj shërim të shpejtë kësaj vajze, edhe shpresoj ta kuptoj se jeta është shumë e bukur për tu larguar në atë mënyrë.

  6. Ilir says:

    Eshte teper alarmante qe influenca e psikopoteve me ngjyra te ndryshme fetare ose jo te tilla, arrijne deri ne vetvrasjen e viktimave te tyre. Shkaktaret duhen ndeshkuar pa meshire, njesoj si kriminelet ordinere.
    Boll me teorizime ndersa shtohen psikopatet dhe viktimat e tyre !

  7. peder vatikanit ose pedofil…….. ke goje ti te flasesh per komandantin sa ishte gjall ja keni ngren edhe m… o malok

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje