Policia nis procedim penal për Xhelal Mziun, rrezikon deri në 2 vjet burg

20 Qershor 2017, 09:58Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka nisur procedim penal për kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu.

Kjo, pas thirrje të këtij të fundit një ditë më parë.

Ai u filmua ndërsa deklaronte se do t’iu prishte shtëpitë simpatizantëve të PS-së dhe LSI-së, nëse nuk heqin nga shtëpitë e tyre, flamujt e partive që simpatizojnë.

Më pas Mziu tha se deklarata e tij ishte keqkuptuar.

“Më datë 19.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh. M., 50 vjeç, banues në Kamëz, sepse në një portali informativ, ka kanosur se do i’u prishë shtëpitë, e të gjithë banorëve në Kamëz të cilët mbajnë flamur të partive politike “PS” dhe “LSI”, nëse nuk i heqin ata brenda ditës. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Parashikuar nga Neni 329 i Kodit Penal,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Mziu rrezikon deri 2 vjet burg

Neni 329

Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje

(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012)

Kanosja që i bëhet zgjedhësit për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet nga tre muaj gjer në dy vjet.

Kanosja apo përdorimi i dhunës që i bëhet komisionerit, vëzhguesit, numëruesit si dhe çdo zyrtari tjetër të ngarkuar me zgjedhjet për ta penguar në kryerjen e detyrës apo për shkak të veprimtarisë së tij në administrimin zgjedhor dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet.

Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.

2 komente në “Policia nis procedim penal për Xhelal Mziun, rrezikon deri në 2 vjet burg”

  1. Lennard says:

    Po a do te arrini ti beni gje??? .Ky Herif ka kohe qe e ka ntrashur Zullumin.Po eshte dhe Frikacak .E pergenjeshtroi ,po videoja eshte me ze dhe figure.Nuk ka si i shpeton Ligjit.Vetem po e luajti si Like Floriri ,qe pagoi majmerisht Gjykatesit e GJL .dhe doli 5:0 “Fitimtar””.Priteni Vetingun mor Zagare te Felliqur.

  2. lolli says:

    Po Meten pse nuk e marin te pandehur, tha qart qe do armatosim popullin. ne nje vend UE nuk kalon pa u ndeshkuar nje gje e tille

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje