‘Balena Blu’, misteri që fshihet pas 130 vrasjeve në Rusi dhe dhjetëra të tjerave në mbarë botën

21 Qershor 2017, 17:37Hi-Tech TEMA

Blue Whale’ ose ‘Balena Blu’ është një lojë cila dërgon adoleshentët drejt vetëvrasjes ka marrë jetën e të paktën 130 rinjve në Rusi.

Më 12 Qershor Policia Ruse arrestoi atë që besohet se është themeluesi i saj, 26 vjeçarin Ilya Sidorov. Ai ka pranuar përpara hetuesve se drejton një grup vetëvrasësish me të paktën 32 anëtarë.

Kjo lojë pushtoi titujt e lajmeve ditët e fundit në Shqipëri ku një 12 vjeçare në Gjirokastër kishte tentuar të kryente vetëvrasje si rezultat i lojës.

Por çfarë është Balena Blu?

Kjo lojë sipas autoriteteve Ruse drejtohet nga një grup në median sociale i cili nxit njerëzit të kryejnë vetëvrasje. Një administrator ndan detyra me anëtarët të cilët duhet ti përmbushin brenda 50 ditësh.

Disa prej akteve të tmerrshme janë shikimi i filmave horror, zgjimi në orët e vona të natës, dëmtimi i vetvehtes dhe me çdo ditë që kalon detyra që duhet të përmbushen bëhen edhe më të vështira.

Në ditën e 50-të, manipulatorët që fshihen pas lojës kërkojnë nga përdoruesit e saj të kryejnë vetëvrasje.

Balena Blu dhe rastet e vetëvrasjes

Vetëm në Rusi kanë humbur jetën 130 adoleshentë. Sipas raportimeve të vdekur dhe të lënduar ka patur në Argjentinë, Brazil, Britani, Itali, Kinë, Kili, Kolumbi, Gjeorgji, Kenya, Paraguaj, Portugali, Rusia, Arabinë Saudite, Serbi, Spanjë, Uruguaj, Venezuelë së fundit edhe në Shqipëri.

50 nivelet e Balenës Blu

Një përdorues i Reddit publikoi listën e niveleve dhe sfidave që duhen të kalojnë përdoruesit e lojës në mënyrë që të takojnë balenën blu.

Nga niveli 30 deri në 49 duhet të zgjohen çdo ditë për të shikuar video, dëgjuar muzikë dhe prerë pjesë të ndryshme të trupit dhe biseduar me balenën.

Niveli i 50 është varja, hedhja nga dritarja, shtrirja mbi një hekurudhë treni hedhja nga lartësi të ndryshme.

Grupi i balenës blu

Aktualisht policia Ruse përveç Sidorov ka arrestuar edhe një 21 vjeçar me emrin Philip Budeikin i cili është administrator i lojës. Ai ka nxitur të paktën 16 adoleshente të kryejnë vetëvrasje.

Sakaq Sidorov drejton një grup prej 32 fëmijësh në Rusi dhe Evropë që kompletonin detyrat që u jepte, njofton PCW.

1 komente në “‘Balena Blu’, misteri që fshihet pas 130 vrasjeve në Rusi dhe dhjetëra të tjerave në mbarë botën”

  1. Bledi says:

    E kuptoni qe duke botuar listen e plote shtyni ne emulim ose imitim te tjere adoleshente qe vetem pse kane internet ne telefon mund te futen ne kete vorbull,edhe emisioni Le iene nga ku ju e moret kete informacion eshte nen hetim sepse kane shfaqur pamje te vetvrasjeve qe skane te bejne fare me kete cmenduri qe ju pa gje te keqe e quani loje,sidoqofte jeni shume prapa me gazetarine botoni lajme qe ne shtyp te huaj i lexojme nje jave para..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje