FOTOT/ I shpërtheu në kraharor bombola e kremit të ëmbëlsirave, vdes blogerja franceze

22 Qershor 2017, 15:16Lifestyle TEMA
FOTOT/ I shpërtheu në kraharor bombola e kremit të

Një bombol e vogël kremi ëmbëlsirash i ka marrë jetën një blogereje fitnesi në Francë. Rebecca Burger instruktorja e fitnesit ishte e njohur për këshillat e saj mbi stilin e jetesës së shëndetshme në rrjetet sociale.

33-vjeçarja kishte mbi 50 000 fansa në Facebook dhe mbi 160 mijë ndjekës në Instagram. Lajmi i vdekjes u dha nga familjarët, të cilët përdorën rrjetet sociale për të paralajmëruar njerëzit mbi rrezikun e kësaj pajisje.

Bombola i shpërtheu blogeres në kraharor. Goditja ishte aq e fortë sa i shkaktoi një atak në zemër.Njëri prej familjarëve të adhurueses së fitnesit i këshilloi njerëzit në Instagram të mos e përdorin bombolën e kremit, duke theksuar se në qarkullim janë me mijëra të tilla me defekte të tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje