Olta Xhaçka: Së bashku për të përfunduar çdo punë të mirë që kemi nisur

22 Qershor 2017, 17:00Politika TEMA

Kandidatja e Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Olta Xhaçka vijon në terren takimet elektorale me banorët e Njësisë 3.

Xhaçka i ka quajtur: “Takime të paharrueshme, që të japin forcë dhe motiv të fortë për të luftuar politikisht dhe për të punuar pa u ndalur, për vazhdimin e reformave të mëdha që na presin.

Kandidatja e PS gjatë takimit me qytetarët e Tiranës, ka shpalosur programin qeverisës dhe ka vënë theksin tek reformat e rëndësishme si dhe investimet e mëdha që janë bërë nga bashkia e qeveria bashkë.

Të gjithë bashkë për të vazhduar dhe përfunduar çdo punë të mirë që kemi nisur, për përmirësimin e jetesës sonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Ndaj dhe Xhaçka ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që me 25 Qershor të votojnë nr 2 Partinë Socialiste për më shumë shtet, punësim e mirëqenie!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje