Përdori makinën për mitingun e partisë, procedim penal për drejtorin e Bashkisë Kuçovë

22 Qershor 2017, 12:08Kronika TEMA

Një person me detyrë drejtor në Bashkinë e Kuçovës është nën hetim në gjendje të lirë nga Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar.

Sipas policisë së këtij qyteti, A.C., banues në Kuçovë, u procedua penalisht pasi dyshohet se A.C. ka vënë në shërbim të një subjektit politik automjetin shtetëror në mitingun e zhvilluar nga ky subjekt.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat, po e heton A.C. për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik, për veprimtari politike ose zgjedhje”.

Gjithashtu iu referuan materialet për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, në ngarkim të shtetasve: ·

K.Ll. 34 vjeç, banues në Kuçovë, me detyrë Drejtor në Bashkinë Kuçovë

· L.Ç. 52 vjeç, banues në Berat, me detyrë Drejtor në Bashkinë Kuçovë,

· F.B. 56 vjeç, banues në Kuçovë, me detyrë Administrator i një Njësie Administrative.

Për ta ka patur një kallëzim dhe dyshohet se kanë ushtruar presion psikologjik ndaj simpatizantëve të një subjekti politik. Gjithashtu dyshohet se shtetasi F.B. ka përdorur shuma parash për blerjen e votës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje