Tenton të vrasë vëllain në Durrës, agresori: Isha i dehur

21 Qershor 2017, 15:07Kronika TEMA

Një 33-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga polici pasi tentoi të vrasë me thikë vëllain e tij.

Sipas policisë në pranga u vu shtetasi Arian Veteriku, pasi tentoi të vrasë me thikë vëllain e tij me iniciale E.V 39 vjeç.

Policia thotë se sherri mes dy vëllezërve ka ndodhur kur ata ishin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë 

Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:  Arian Veteriku 33 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 21.06.2017, rreth orës 03:40, në lagjen Nr.8, në banesë, pas një konflikti çasti, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë vëllain e tij, shtetasin E.V. 39 vjeç. Për pasojë, I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Autori I dyshuar dhe I dëmtuari në momentin e konfliktit kanë qenë në gjendje të dehur. Me të marrë njoftim menjëherë u ngrit grupi hetimor, I cili kreu veprimet para hetimore, kqyrur vendin e ngjarjes, sekuestruar provat materiale dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 79/c, 22 të Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje