Atentat në Elbasan, qëllohen me armë zjarri dy vëllezër

21 Qershor 2017, 14:27Kronika TEMA
Atentat në Elbasan, qëllohen me armë zjarri dy vëllezër

Dy vellezër janë plagosur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, pas disa të shtënave me armë që u regjistruan në lagjen “Shenkoll”.

Dy shetasit njëri 60 dhe tjetri 49 vjeç, janë qëlluar me armë nga persona të paidentifikuar teksa punonin në punishte.

“Më datë 21.06.2017, në orët e para të mëngjesit jemi njoftuar se në afërsi të një punishteje e cila ndodhet  në Lagjen “Shënkoll” Elbasan janë dëgjuar të shtëna armësh,” njofton policia.

Menjëherë shërbimet e policisë, janë nisur për në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se brenda ndërtesës  ndodheshin dy persona të dëmtuar lehtë.

Shtetasi G.B, 60 vjeç banues në Elbasan dhe shtetasi A.B, 49 vjeç banues në Elbasan,  (vëllezër), të cilët  janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga shërbimet e policisë rezultoi se  persona të  paidentifikuar dyshohet të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve të cilët kanë qenë duke punuar në punishte.

Të dy shtetasit janë dëmtuar lehtë jo nga plumbat por  gjatë tentativës për ti shpëtuar të shtënave me armë zjarri, duke u përplasur  me  sendet që ndodheshin brënda punishtes.

Grupi hetimor vijon  hetimet për sqarimin e rrethanave  dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

1 komente në “Atentat në Elbasan, qëllohen me armë zjarri dy vëllezër”

  1. ti je muslimon,mos luaj ''shqiptarin'',ti je arab gjaxor,vendi yt eshte ne qeli...... says:

    sunite gjaxore ,gezuar ramazonin …………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje