Atentati në Vlorë: Pse u ekzekutua brenda në shtëpi tropojani, ja dy pistat ku po hetohet

21 Qershor 2017, 08:56Kronika TEMA

Zyrtarisht, policia thotë se ende nuk dihen motivet eekzekutimit në derën e shtëpisë të 35­ vjeçarit Fatjon Sinani në Vlorë, por po punohet për zbulimin dhe sqarimin e tyre.

Por, burime të policisë bënë të ditur se hetimet janë përqendruar në dy pista,

Blutë nuk përjashtojnë dyshimin se 35 ­vjeçari mund të ishte shpërngulur nga Tropoja në Vlorë për shkak të ndonjë hasmërie të mundshme.

I riu Sinani mësohet se kishte rreth 5 vite që jetonte në qytetin e Vlorës, pasi bashkëshortja e tij është nga ky qytet.

Çifti jetonte vetëm sepse ende nuk kishin fëmijë.

Gjithashtu po hetohet edhe për ndonjë konflikt të mundshëm të kohëve të fundit në Vlorë, raporton Panorama.

Sipas të dhënave, Sinani ishte në gjendje mjaft të keqe ekonomike dhe më së shumti kërkonte punë në sheshin “Omonia” të qytetit bregdetar.

Pas ngjarjes, policia ngriti pika kontrolli në akset kryesore të qytetit me qëllim kapjen e autorit tjetër, i cili ka mundur të largohet me shpejtësi duke përfituar nga errësira, pasi dyshohet se krimi është kryer në bashkëpunim.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar armën e krimit, një pistoletë të llojit “beretë”.

“Ende nuk dihen motivet e ndodhjes së kësaj ngjarjeje, por po punohet për zbulimin dhe sqarimin e tyre”, bëri të ditur policia.

Policia nga kontrollet në terren rreth orës 22:50, në lagjen “28 Nëntori”, pranë vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerëve”, gjeti të braktisur një automjet tip “Benz 2500” me targë gjermane SNBB 220, ngjyrë gri, i cili mund të jetë përdorur nga autorët e vrasjes.

Po mbrëmë policia njoftoi se kapi dhe shoqëroi njërin prej autorëve në dalje të lagjes ‘Partizani’, shtetasi Neritan Qelibani, rreth 42 vjeç.

1 komente në “Atentati në Vlorë: Pse u ekzekutua brenda në shtëpi tropojani, ja dy pistat ku po hetohet”

  1. Neutrino says:

    Nuk zune mend trapajanet qe ne Vlore te presin koqet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje