Vrasje në Vlorë, 40 vjeçari ekzekutohet në banesë. Plumb në kokë...!

20 Qershor 2017, 23:43Kronika TEMA

Një 40 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në banesën e tij mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Policia informon se krimi u shënua rreth orës 22:10 minuta në lagjen “Partizani” pranë rrugës drejt Spitalit Rajonal.

Viktima Fatjon Sinani ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërkohë që policia ka ndaluar brenda një kohe të shkurtër njërin prej autorëve të krimit.

Viktima eshte ekzekutuar me plumb ne koke.

Ndalohet njeri prej autoreve

I ndaluari është identifikuar me inicialet N.Q., rreth 42 vjeç, me të cilin po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore të qytetit me qëllim kapjen e autorit tjetër i cili ka mundur të largohet me shpejtësi duke përfituar nga errësira, pasi dyshohet se krimi është kryer në bashkëpunim.

Në vendngjarje, Policia ka sekuestruar armën e krimit- Pistoletë të llojit “Beretë”” informon policia.

Ende nuk dihen motivet e ndodhjes së kësaj ngjarjeje por po punohet për zbulimin dhe sqarimin e tyre.

Shperthimi me eksploziv

Pak minuta më pas një makinë ka shpërthyer në lagjen “Karabash” . Makina me targa 987KP ka shpërthyer dhe dyshohet se shkak ka qenë një sasi eksplozivi. Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit por nuk përjashtohet pista ku autorët e vrasjes mund të kenë vënë eksploziv me qëllim humbjen e gjurmëve

Vazhdojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

1 komente në “Vrasje në Vlorë, 40 vjeçari ekzekutohet në banesë. Plumb në kokë…!”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    pune tourkocamesh,gezuar ramazonin……………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje