Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim entuziast në takimin përmbyllës të Tiranës, mbajtur në sheshin “Nënë Tereza”.
Rama vlerësoi reformat e qeverisë së tij, duke u ndalur më shumë te reforma në arsim.
Rama tha se ata që janë kundër reformës në arsim, kanë humbur pushtetin.
Rama tha se nëse prindërit demokratë vendosin punën e Bashës para të ardhmes së fëmijëve të tyre, “jazëk u qoftë”.
“Nëse prindërit demokratë, vendosin përparësi gjetjen e një punë për Lulin sesa të ardhmen e fëmijëve të tyre, jazëk u qoftë”, tha Rama.
“Thirrini pak memories suaj. Dhe që i kanë ndjekur fushatat nga viti 1992.
Cfarë ju kujtohet nga cdo fushatë. Ju kujtohet se të gjitha partitë, në cdo fushatë për qeverinë, për bashkinë vijnë përpara jush dhe thonë: Kush e kush më shumë do t’i cojë taksat në tokë dhe shpenzimet në hava.
Si ka mundësi që kjo recete nuk funksionoi kurrë. Si ka mundësi që e përsërisi të njëjtën recetë. Është ajo mundësi që ne socialistët e dimë dhe nuk mund ta neglizhojmë. Nuk ka ulje taksash dhe zhvillimersh.
Ata që janë kundër reformës në arsim, ka humbur pushtetin mbi shpirtrat e të rinjve. Ata nuk munden dot t’i sundojnë shpirtrat e të rinjve duke u dhënë kopjen provimeve.
Dhe sot asnjë djalë politikani as një vajzë biznesmeni, nuk e parakalon dot vjazën e një fermeri në dajt nëse i kanë pikët njësoj.
I keni dëgjuar kur thonë do ta përmbysim reformën në arsim, sepse është një reformë që favorizon privatët. I thonë partitë që mbanin në këmbë llamarinat”, tha Rama.
A ka ndonje fjale shqip per ket shprehjen ‘Jazek’?
I hengert kanceri mu nr gryket ata qe nuk votojne mua.
Ik mer debil mos pirdh nga goja…