Socialdemokratet në Elbasan tërhiqen nga gara dhe bëjnë thirrje të votohet vetëm PS

22 Qershor 2017, 19:13Politika TEMA

Drejtuesi i listes së kandidatëve të Partisë Socialdemokrate për Qarkun e Elbasanit Taulant Sinani dhe kandidatët e tjerë per deputetë të kësaj partie kanë deklaruar sot mbështetjen e tyre për Partinë Socialiste.

Ata kanë kërkuar që cdo vote të shkojë për Edi Ramen dhe Partinë Socialiste. “Votoni numrin 2, harrojeni numrin tonë apo numrat e tjerë”, u shpreh drejtuesi i listës së kandidatëve te PSD Elbasan.

Ai shtoi se: “Në kuader të fitores dhe vazhdimësisë së Qeverisë Rama për vazhdimesinë e reformave dhe implementimin e tyre unë Tauland Sinanaj kryesuesi i listës të PSD për Qarkun Elbasan tërhiqem nga gara dhe mbështes Partinë Socialiste aleatin tonë historik duke votuar numrin 2.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje