Berisha ha ‘karremin’, FRESSH-stët e vënë në lojë: Doktor, të fala qytetarit dixhital. Si gjithmonë e hëngre dhe këtë herë

22 Qershor 2017, 19:04Politika TEMA
Berisha ha ‘karremin’, FRESSH-stët e vënë në

Ish-kryeministrin Berisha nuk ndalojnë së vëni në lojë. Rastet kur “qytetari dixhital” është tallur me doktorin janë të pafundme, por kjo e fundit që i është bërë nga të rinjtë e FRESSH Kolonjë është unike teksa i afrohemi 25 qershorit.

Dy djem, njëri kryetar i FRESSH Kolonjë, Pandi Cunge, e tjetri anëtar i FRESSH, shok i ngushtë i tij, kanë bërë një video sikur Cunge kërcënonte me heqje nga puna një punonjës të bashkisë (që në fakt ishte shoku i ttij)  nëse nuk bën fushatë për PS.

Këtë video ja kanë dërguar doktorit i cili menjëherë e ka hedhë në Facebook duke shkruar se “Kjo eshte farsa elektorale e Edvin Kristaq Rames!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb

“Pershendetje Doktor, po te dergoj nje video e cola tregon me ze dhe figure se si kercenon Pandi Cunge Kryetare e FRESH Kolonje nje punonjes te bashkise me vendin e punes, nese nuk merr pjese ne fushate”.

Mirëpo, pasi Berisha e ka ngrënë karremin, djemtë kanë treguar se e gjitha ishte lojë ndaj tij.
Siç shihet edhe nga fotoja e publikuar nga Cunge, ai është krah shokut të tij në zyrat e FRESSH Kolonjë. Madje, duke u tallur me doktorin shkruan: “Doktor, te fala qytetarit dixhital. Si gjithmone e hengre dhe kete here”.

8 komente në “Berisha ha ‘karremin’, FRESSH-stët e vënë në lojë: Doktor, të fala qytetarit dixhital. Si gjithmonë e hëngre dhe këtë herë”

  1. bejto says:

    Nuk e di sa shoke te ngushte jane keta kolonjarushat, po ky tipi i shkurter duket sikur ka dale me zor ne foto, ndersa ky agai i gjate ngjan sikur i thote, “qesh pak se ta futa me grusht”

  2. ***** says:

    Qyetetari dixhital kete here eshte treguar tejet i pameshirshem me doktorin. I ka ardhur surpriza nga Kolonja.
    Tirane – Kolonje = 105 km gjatesi rrugore …. hahahaha….

  3. AMSTERDAMI says:

    PO ME NJE TE PJERDHUR TALLENI E MBURRENI JU MO DJEMA??????TURP PER JU QE HARXHONI KOHEN ME SALISTAN VICIDOLIQ.

  4. shvejk says:

    Ti o Bejto edhe mund te kesh pjerdhur nga trute , por ama fantazia jote ka marre krahe e po fluturon.

  5. Plaku Xhuxhumaku says:

    Ky i gjati mos gje djali ilegal i Edvinit?

  6. ilir says:

    Saliu kjo lloj letre thithse qe thith cdo lloj lageshtire mjafton ta vesh persiper dhe……. eshte ceshtje truri

  7. Kellira says:

    Karremin e hengren keta dhe jo Sala.
    Sales nuk i plas nese eshte e vertete apo jo. Saliu e di qe kjo video gratis, dhurate e FRESHI-t, do te beje efekt tek mendja e jo pak idioteve.

    “Genje, genje se dicka mbetet”

  8. medi says:

    Sa mire rini qe do shikoj te ardhmen , jeni te zgjuar, mendo se kush do shkoj ne Kuvend ” nje plakush”, qe nuk ka se cfare t’i bej tjeter ketij vendi, se deri tani ” e ka shkaterruar”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje