Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme mitingun përmbyllës së Republikës së Re në Dibër.
Gjatë këtij takimi elektoral të gjithë kandidatët e Lulzim Bashës në këtë qark, folën përpara dibranëve, duke dhënë premtimet e fundit elektorale.
Kandidati i tretë i listës Basha në qarkun e Dibrës, Edmond Isaku gjatë fjalës së tij u kuptua se ai vetë fushatën e bën për Rilindjen.
Edmond Isaku, teksa propozonte programin më të mirë për Dibrën, u shpreh se programi më i mirë ishte ai i Rilindjes.
Ky nuk është rasti i parë që kandidatët e Republikës së Re, mbështesin Rilindjen.
Më herët Enkelejd Alibeaj, kandidati i parë i Bashës për qarkun e Fierit e quajti Lulzim Bashën si themeluesin e Rilindjes.
NUK eshte gafe . Ia ndjen zemra te ziut dhe e ka mire se ashtu eshte.