Basha nuk i kursen premtimet: Plani im ekonomik e rrit pensionin që këtë vit, do të jem në krahun tuaj

22 Qershor 2017, 17:08Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një takim me sipërmarrës të Maliqit ka treguar se si mund të futet paraja në qarkullim.

Ai ka vendosur theksin për të disatën herë tek plani i tij ekonomik të cilin e konsideron si zgjidhje për gjithçka.

Basha u takua me pensionistë dhe u tha se me planin e tij, rritja e pensioneve do të nisë brenda vitit dhe deri në fund të mandatit të parë, nuk do të ketë pension nën 250 mijë lekë.

“Një plan i kombinuar që sjell zhvillim, vende pune, dhe mbështetje për të pamundurit, për të rinjtë dhe pensionistët. Do të jem në krahun tuaj”, tha Basha.

Basha u premtoi se plani i PD-së do të ndezë motorin e ekonomisë, do të sjellë rritje të konsumit, rritje të prodhimit dhe futjen e parasë në qarkullim.

Ai tha se me planin e tij, rritja e pensioneve do të nisë brenda vitit.

Ajo që ra në sy gjatë këtij takimi ishte edhe pjesëmarrja e ulët e qytetarëve që kishte zgjedhur për të takuar Bashën.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje